Zgjedhjet e 25 prillit/ PD nis skanimin final të kandidatëve për deputet, 495 emra janë në garë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike të hënën pritet të nisë fazën finale për skanimin e kandidatëve për deputetë.

Votimet në qarkun e Tiranës u mbyllën ditën e shtunë dhe tashmë 495 emra kanë kaluar dy fazat e para të përzgjedhjes.

Mësohet se ditën e nesërme, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, do të hartojë raporte për secilin kandidat, që mund të sjellë më shumë popullaritet për secilën listë.

Më pas, komisioni i vlerësimit, do t’i dërgojë kryesisë së PD-së rreth 250 kandidatë.

Në këtë moment, vlen të theksohet se lista që do dalë nga ky proces do të përbëjë 80% të listës përfundimtare, pasi 20% i është caktuar kryesisë për t’i zgjedhur që do të jenë figura të spikatura, intelektualë etj.

Nga i gjithë procesi në 12 qarqe të vendit, janë skualifikuar 17 emra, ku bien në sy emrat e tre ish-kryebashkiakëve, atij të Kukësit, Bashkim Shehu, ish-kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Tusha dhe ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduard Kapri.

Po kështu janë skualifikuar edhe tre ish-deputetë, Klevis Balliu dhe Hekuran Hoxhalli në qarkun e Korçës dhe Astrit Veliaj në Berat dhe bashkë me ta dhe 11 emra të tjerë zyrtarësh demokratë./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Mundësia e një lufte të madhe tregtare/ Frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik

Ndërsa tregjet e aksioneve vazhdojnë të bien, investitorët kanë frikë se bota gjendet para një kolapsi ekonomik. Ç’ndikim do...

Ndihmoi të birin tê

Nëna e Mark Samson, 23 vjeçarit që i mori jetën studentes shqiptare Ilaria Sula, ka pranuar më në fund përfshirjen e saj. “Dëgjova disa zhurma...

A do ta pranojë ftesën e Berishës për debat publik? Ja si përgjigjet kryeministri Rama!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në rubrikën Sy m’Sy, ku është pyetur se kur do të bëjë debat publik...

Merren masa për prindërit që kthejnë të miturit e tyre në ‘influencerë’

Prindërit në Kaliforni që fitojnë nga postimet në rrjetet sociale me fëmijët e tyre të mitur do të jenë të detyruar të ruajnë një...

Tkurrja dhe plakja e popullsisë kërcënojnë të ardhmen e ekonomisë

Ulja e numrit të përgjithshëm të popullsisë dhe plakja e saj, kanë implikime të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, ndaj nevojitet reagim nëpërmjet reformave dhe...

Lajme të tjera

Web TV