Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama mbledh drejtuesit politik në takimet e përjavshme

Pas përfundimit të Asamblesë së PS-së, Kryeministri Rama vijon punën me drejtuesit politik në qarqe.

Këtë të hënë (12 tetor) në selinë e PS, ai ka mbledhur shtabin elektoral në takimet e përjavshme.

Aty diskutohen raportet e punës së bërë si dhe për organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme.

Sot drejtuesit politikë të PS-së do të raportojnë për të gjitha çështjet problematike që ndodhen në terren.

Mbledhja vjen në një kohë kur Rama ka nisur ‘sitën e vlerësimit” për deputet dhe ministrat./Bl.Ba/Fjala.al