I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak do të zhvillojë ditën e sotme një takim me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti.
Lajçak do të takohet me kryeministrin Hoti rreth orës 16:30 në objektin e Qeverisë së Kosovës dhe do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, por me interes të veçantë, pritet të diskutohet zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme të arritura në mes dy shteteve, sidomos marrëveshja për “Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë”.
Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është bllokuar për shkak të marrëveshjes për “Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë” dhe do jetë pikërisht Lajçak që do tëntojë të ulë palët në tavolinë.
Pas vizitës në Prishtinë, Lajçak do të vizitojë edhe Serbinë raortojnë mediat kosovare.
Jo.Be/Fjala.al