Kombëtarja zhvillon nesër ndeshjen ndaj Lituanisë, ja cili është formacioni i mundshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Kazakistan, teksa sot paradite fluturon drejt Lituanisë, për t’u përgatitur për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve.

Në fushë kanë zbritur lojtarët që nuk kanë marrë minuta në ndeshjen ndaj Kazakistanit, ose edhe tre zëvendësimet që luajtën më pak sesa dhjetë minuta.

FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në dispozicion për sfidën ndaj Lituanisë, me përjashtim të Amir Abrashit i cili mori një goditje në kavilje rreth minutës së 85-të.

Mesfushori është i vetmi që nuk mund të llogaritet si pjesë e Kombëtares në sfidën e nesërme. Trajneri Edi Reja pritet të bëjë disa ndryshime në formacion këtë herë, ndërsa skema do të jetë po e njëjta 3-5-2.

Teksa në portë pritet të jetë sërish Berisha, tashmë edhe në rolin e kapitenit. Në repartin e mbrojtjes, trajneri pritet t’i japë minuta Enea Mihajt në vend të Dermakut, i cili do të plotësohet me Gjimshitin dhe Kumbullën.

Nga krahët, mund të ketë debutim të Albi Dokës në të djathtë ndërsa Lenjani në krahun tjetër mund të rikthehet titullar në Kombëtare. Në mesfushë pritet të jetë Keidi Bare dhe përkrah tij Kallaku, dhe në rast mungese të Abrashit, në vend të tij projektohet Qazim Laçi ose Endri Çekiçi.

Edhe sulmi pritet të ketë ndryshime. Ndër emrat e rinj është Giacomo Vrioni që mund të debutojë duke zënë vendin e Manajt, dhe përkrah tij të aktivizohet sërish Armando Broja, por një alternativë është edhe Taulant Seferi./Fi.Ak/Fjala.al

Të fundit

Takimi i Laert Haxhiut me modelen, ish-drejtori i burgut nën hetim!

Prokuroria e Korçës ka marrë zyrtarisht nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës ish-drejtorin dhe ish-shefin e policisë...

“Nisën shembjen pa asnjë dokument”, flet turisti: Do ankohem tek ambasada britanike

Krahas pronarëve të ndërtimeve pa leje në Theth, që po shemben nga IKMT, të revoltuar shprehen edhe pushuesit që janë akomoduar në këto objekte...

Ndërtim pa leje në Voskopojë, arrestohet 63-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat. Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje...

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një letër Brukselit që përmbante tarifat...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Lajme të tjera

Web TV