Krimi në Malësi/Vilson Çutaj e Klement Pepaj, u qëlluan me nga një plumb pas shpine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vilson Çutaj, babai i katër fëmijëve i cili kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu i Reçit, është qëlluar nga një distancë prej 3 apo 4 metra me armë, duke mbetur i vdekur në vend.

Çutaj është qëlluar me një plumb pas koke dhe pas tij, Danjel Pepaj ka qëlluar me një plumb pas shpine dhe kushëririn e tij Klement Pepaj, duke e lënë të vdekur në vend.

Danjel Pepaj më pas i ka vënë zjarin ambjenteve të tharjes së drogës dhe kasolleve, por në vendgjarje ka lënë shumë prova, megjithëse armën e krimit ka arritur ta zhdukë.

Që prej datës 3 tetor 2020, Vilson Çutaj, Klement Pepaj por edhe autori i krimit Danjeli, ishin zhdukur pa adresë.

Vilsoni dhe Klementi, janë gjetur të pajetë në mesditën e 8 tetorit, pranë një parcele me drogë. Ndërkohë policia vijon ende kërkimet për autorin e krimit Danjel Pepaj, i cili deri në këtë fazë nuk dihet se ku ka shkuar, megjithëse dyshimet flasin se është larguar në drejtim të Malit të Zi.

Pesë grupe policie u angazhuan për gjetjen e dy viktimave në fshatin Vrith, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatuan se të dy viktimat janë qëlluar me nga një plumb pas shpine.

Vilsoni është goditur me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorë të kultivimit të bimëve narkotike janë Danjel Pepaj dhe babai i tij Rrok Pepaj, dyshime këto të bazuara nga deklarimi i Olson Çutaj, i cili tregon se Rrok Pepaj i ka pohuar për vendin e kultivimit, tabulatet telefonike të personit të dyshuar, si edhe deklarimet e të afërmve të tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Situata e përsëritur me zjarret vitet e fundit, eksperti i sigurisë: Kambanë alarmi

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Fatjon Softa, duke folur për zjarret në studion e News24 moderuar nga Megi Latifi,...

Pushtohet Praga, në Çekosllovaki hyjnë 500 mijë trupa të Traktatit të Varshavës

20 gusht 1968 - rrëzohet Pranvera e Pragës apo: socializmit me fytyrë njerëzore Nga Leonard Veizi Në agimin e 20 gushtit 1968, Praga u zgjua nën...

Parashikimi i motit për sot, 20 gusht 2025

Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime...

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po lënë të rinjtë e ikur...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Lajme të tjera

Web TV