Maska në çdo ambient/ Tomini: Ja pse shkuam drejt këtij vendimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekspertja e ISHP, Eugena Tomini zbuloi arsyet pse qeveria mori vendimin për mbajtjen e maskave në çdo ambient.

Tomini shpjegoi se ishin tre indikatorët që u vlerësuan dhe që më pas çuan deri në marrjen e këtij vendimi.

“Janë një mori elementesh që janë vlerësuar. Janë vlerësuar tre indikatorë: sa i përket pozitivitetit, nëse do të kishim raste të shtuara në spital dhe niveli i vdekjeve. Është vënë re se në 5-6 javët e fundit ka filluar një tendencë në rritje e pozitivitetit, por edhe e vdekjeve, në Evropë, por edhe në rajon.

Pse duhet të jetë një masë kaq e fortë dhe çudibërëse në popullatë, ndërkohë që shumë vende me kulturë, si Mali i Zi, Kosova, po të shohim vetëm këtë të fundit ka një ulje drastike të rasteve vetëm me respektimin e kësaj mase. Ne nuk kemi një protokoll specifik për Covid, ndaj dhe janë disa lloj masash që në momente të caktuara bëhen decizive për t’u zbatuar”, u shpreh Tomini.

Pas rritjes së ndjeshme të numrit të të prekurve, qeveria vendosi të shtunën që mbajtja e maskës do të jetë detyrim për qytetarët në të gjitha ambientet. Ndërkohë, ditën e sotme në vend u shënuan 182 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

“Procesi në Hagë, farsë e ndyrë,” Beqiri: Krerët e UÇK po gjykohen mbi bazën e shpifjes

Haga nuk i hap rrugë krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e rrëzoi parashtrimin...

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani: E ka thënë Ajatollahu, sot do ta lirojmë

Apeli i Posaçëm shqyrton sot ankimin e Ilir Metës kundër vendimit të Shkallës së Parë të 26 qershorit, që vijoi masën "arrest në burg"...

Bakteri që kontribuoi në krijimin e shtetit të Izraelit

Në këto ditë thuajse të gjithë flasin për Izraelin; por pak e dinë që shkenca, dhe veçanërisht bioteknologjia, ka luajtur një rol thelbësor në...

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën, shtohet frika për luftë tregtare

Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht kur po mendonte se bërja...

Aksioni për sigurinë ushqimore/ Në 3 ditë janë sekuestruar mbi 20 ton mall

Drejtoria e Tatimeve bën me dije se në 3 ditë inspektimesh, kanë sekuestruar 20 ton mallra. "Vazhdon me intensitet aksioni për formalizimin dhe përmirësimin e...

Lajme të tjera

Web TV