”Një ferr i pabanueshëm” për miliona njerëz, OKB tremb me paralajmërimin e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesit theksuan se liderët politikë dhe të biznesit kanë dështuar për të ndërmarrë veprime konkrete për të zbutur ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe për të ndaluar planetin të kthehet në “një ferr të pabanueshëm për miliona njerëz”.

“Një rritje marramendëse të katastrofave natyrore është vënë re gjatë 20 viteve të fundit dhe përgjegjëse për këtë është klima” deklarouan Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë, pandemia e koronavirusit, e cila iu ka marrë jetën më shumë se 1 milion njerëzve dhe ka infektuar të paktën 37 milionë të tjerë, ka ekspozuar dështimin e “pothuajse të gjitha kombeve” për të parandaluar një “valë vdekjesh dhe sëmundjesh” pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga ekspertët, tha raporti .

Midis vitit 2000 dhe 2019, kishte 7,348 katastrofa të mëdha natyrore, përfshirë tërmete, tsunami dhe uragane, sipas Zyrës së OKB për Reduktimin e Rrezikut të Fatkeqësive. Kjo është pothuajse dyfishi i 4,212 katastrofave të regjistruara nga 1980-1999.

Sipas studimeve që raportuan më shumë përmbytje, stuhi, thatësira, valë nxehtësie, uragane dhe zjarre në 20 vitet e fundit, shumica dërrmuese e katastrofave ishin të lidhura me klimën .

Rritja e shpejtë i është atribuar rritjes së temperaturave globale, për të cilat shkencëtarët thonë se po rrisin frekuencën e motit ekstrem dhe katastrofave.

Azia ishte kontinenti më i goditur me 3068 katasfroa, pasuar me Amerikën me 1,756 dhe ndjekur nga Afrika me 1,192.

Vendi më i prekur gjatë dy dekadave të fundit është Kina, e cila përjetoi më shumë se 500 katastrofa natyrore.

Midis katastrofave më vdekjeprurëse ishin Tsunami i Oqeanit Indian në vitin 2004, Cikloni Nargis në Mianmar në vitin 2008 dhe tërmeti në Haiti në vitin 2010.

Megjithatë, raporti tha se ka pasur një farë suksesi në mbrojtjen e komuniteteve të prekshme. Agjencitë e menaxhimit të katastrofave në vende si Bangladeshi dhe India kanë shpëtuar shumë jetë përmes gatishmërisë më të mirë për ciklonet dhe përmbytjet.

Lexo edhe :  Perla e radhës nga Berisha: Kompania ndërkombëtare DHL u vu në shërbim të Ramës

OKB iu bëri thirrje vendeve të përgatiten më mirë për katastrofat e klimës në të ardhmen, pasi temperaturat e botës pritet të rriten me 3.2 gradë celcius.

Kjo rritje e parashikuar është e mjaftueshme për të rritur frekuencën e ngjarjeve ekstreme klimatike në të gjithë botën.

“Ne kemi parë pak progres në zvogëlimin e ndryshimeve klimatike dhe degradimit të mjedisit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i KB, António Guterres. Ru. Do/ Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV