Një shqiptar gjendet i vdekur në kangjellat e një vile në Greqi

Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi. Mediat e vendit fqinj raportojnë se shqiptari është gjetur i varur në kangjellat e një vile në Zakynthos.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, kishte tentuar gjatë natës për të grabitur një vilë, por kur ka tentuar të kalojë kangjellat 2 metra të larta për t’u futur në banesë ka ngecur tek kangjellat, raportojnë mediat greke.

Policia greke raporton se burri ishte varur me kokë gjithë natën, duke gjetur vdekjen. Organet e qeverisë greke po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nuk është rasti i parë që shqiptarë gjenden të vdekur në vendin fqinj në rrethana të çuditshme.

la.mi/Fjala.al