Poloni/ Kryeministri Morawiecki, në karantinë të detyrueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki të martën ka njoftuar se është vetëkarantinuar pas një kontakti që ka pasur me një person që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin.

Lajmi ka ardhur nga vetë ai, pas një video-mesazhi të postuar në mediat sociale, ku tregon se është karantinuar për arsyen se ka pasur kontakt me një person të infektuar me Covid-19.

Sipas tij, qeveria do vazhdojë të funksionojë normalisht dhe mbledhja e saj e ardhshme do të mbahet përmes një video-konference, një praktikë kjo e zakonshme në muajt e fundit.

Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve polakë që t’i respektojnë masat për luftimin e koronavirusit, duke i dezinfektuar duart, duke mbajtur distancën sociale dhe duke veshur maska.

 Zëdhënësi i Qeverisë polake, Piotr Mueller, tha përmes një deklarate se kryeministri Morawiecki nuk është diagnostikuar me sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, dhe se nuk ka simptoma të saj.

 Karantina e detyrueshme në Poloni zgjat 10 ditë për ata që nuk shfaqin simptoma të sëmundjes COVID-19.

Polonia gjatë javëve të fundit ka regjistruar rritje të mprehtë të numrit të rasteve me koronavirus. 

 Mbi 3,100 vetë kanë vdekur në Poloni nga COVID-19, prej se ka nisur pandemia globale në muajin mars.

Vetëm dje janë raportuar mbi 5,000 raste të reja, të cilat e çojnë në mbi 135,000 numrin e përgjithshëm të tyre në këtë vend. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Macron: Liria jonë nuk ka qenë kurrë më në rrezik që nga 1945

“Jemi në një pikë kthese”, sipas Pallatit Elize, dhe “në fjalimin që Emmanuel Macron do të mbajë të dielën...

Shkodër, shpërthen bombola e gazit, plagoset pronari i banesës

Pronari i një banese mbeti i plagosur pasditen e sotme si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit që përdorte për gatim. Ngjarja ka ndodhur...

Ministri i Putinit shëtit të dashurën me avionë ushtarakë 100 mln dollarësh

Mediat opozitare ruse dhe gazeta britanike The Sun i kanë bërë jehonë një skandali të ri seksual që ka përfshirë Kremlinin, pasi u zbulua...

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në vazhdim. Mësohet se nuk do...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Lajme të tjera

Web TV