SHBA/ Rasti i rrallë, infektohet për herë të dytë me COVID-19, hera e fundit më e rëndë

Një person në SHBA është infektuar me COVID-19, dhe hera e dytë ishte më e rrezikshme se e para.

Konfirmimi u bë nga mjekët, të cilët theksuan se herën e dytë, 25-vjeçari kishte nevojë për trajtim në spital pasi mushkëritë nuk po mbusheshin me oksigjen të mjaftueshëm.

Riinfektimi me koronavirus është i rrallë, por rastet kanë ngritur pikëpyetje lidhur me kohëzgjatjen e antitrupave kundër Covid-19.

25-vjeçari i është shëruar plotësisht dhe nuk kishte probleme shëndetësore shoqëruese apo mangësi në sistemin imunitar.

Shkencëtarët kanë vlerësuar kodet gjenetike të virusit të marrë në të dy rastet e infektimit dhe zbuluan se ato ishin tepër të ndryshme. Ru. Do/ Fjala.al