Apple hedh në treg iPhone 12, ja çmimi dhe karakteristikat e modelit të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

iPhone ka nxjerrë në treg versionin më të ri të telefonave. Ditën e sotme u prezantua iPhone 12 në një event madhështor që u mbajt online për shkak të pandemisë.

iPhone më i ri ka marrë ekranin Oled nga iPhone 11 Pro, duke i dhënë atij një ekran më të mprehtë, më të ndritshëm dhe më të gjallë. Ai është më i vogël se iPhone 11, me një dizajn industrial, që i ngjan një kryqëzimi midis iPad Pro dhe iPhone 11 Pro.

Telefoni përmban teknologjinë më të re të ekranit me mburojë qeramike, që e bën më të fortë se çdo smartphone tjetër. Një veçori e re që vjen në iPhone 12 është teknologjia 5G dhe “Modaliteti i të Dhënave Smart”, i cili lejon që telefoni të kalojë automatikisht në 4G nëse nuk ka nevojë për shpejtësi të lartë për të kursyer jetën e baterisë.

Të gjitha kamerat do të kenë Modalitetin e Natës, përfshirë atë ultrawide në pjesën e pasme dhe kamerën e përparme dhe kamera kryesore ka një hapje më të madhe se kurrë më parë, duke lejuar që të kapet më shumë dritë në një shkrepje të vetme.

iPhone 12 nuk do të vijë me një karikues USB ose kufje me tela dhe në këtë mënyrë emetimet e CO2 do të jenë më të pakta, njësoj si të hiqeshin 450 mijë makina nga qarkullimi. Kompania ka prezantuar edhe iPhone 12 Mini, që është njësoj si iPhone 12, por më i vogël. Ekrani 5.4 inç e bën atë më të vogël se një iPhone 6.

Dhe më e rëndësishmja kalojmë tek çmimet. iPhone 12 Mini do të fillojë nga 699 dollarë, ndërsa iPhone 12 do të nisë nga 799 dollarë.

Lexo edhe :  Plakja nuk ndodh gradualisht, këto dy momente e përshpejtojnë atë

Përveç tyre, Apple ka prezantuar edhe iPhone 12 Pro dhe Pro Max. Këta dy të fundit kanë fokus automatik më të shpejtë në kamera, një zmadhim më të madh dhe mund të jenë idealë edhe videografët profesionistë. Çmimi i iPhone 12 Pro nis nga 999 dollarë, ndërsa Pro Max nga 1099 dollarë. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV