Arrestohen tre persona, udhëtonin drejt Vlorës me kallashnikov (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona me precedent të mëparshëm kriminal pasi u konstatua se mbanin një armë tip kallashnikov në automjetin që po udhëtonin.

Në pranga janë vënë Klaudjo Misri, Daniel Bako dhe Klajdi Basha të cilët po udhëtonin nga fshati Llakatund drejt qytetit të Vlorës.

Armën e mbante 43-vjeçari Klajdi Basha, ndërkohë që dy shtetasit e tjerë janë arrestuar për moskallëzim të krimit.

Vlen për tu theksuar se Klajdi Basha, 43 vjeç, ka qënë i dënuar më parë në Itali për organizatë kriminale në fushën e prostitucionit.

Klaudjo Misri 28 vjeç,  ka qënë gjithashtu i dënuar më parë për trafik droge në Itali dhe Daniel Bako, 34 vjeç i dënuar për vjedhje në Shqipëri

Të tre këta shtetas po udhëtonin me një automjet të tipit taksi, ndërkohë që policia po heton për të zbardhur arsyet e këtij veprimi. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta: Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

Me aftësinë që të mbushet me karburant gjatë fluturimit, koha e fluturimit e avionit bombardues B-2 Spirit kufizohet vetëm...

Boks1959 – Ingemar Johansson rrëmben titullin botëror të peshës së rëndë

Më 26 qershor 1959, në një nga surprizat më të mëdha në historinë e boksit, boksieri suedez Ingemar Johansson u shpall kampion botëror në...

Pensionistët s’do të ende më gjyqeve, ligji për njohjen e viteve të punës gati për zbatim

Vetëm pak javë pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për njohjen e viteve të punës për të gjithë ata që kanë punuar...

Luftë inteligjencash, CIA rrëzon gjetjet e Pentagonit për sulmet në Iran

Kreu i CIA-s deklaroi se sulmet ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit i kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke i kthyer ato vite...

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, diskutohet edhe marrëveshja e huasë me BERZH

Në Kuvend, zhvillohet sot paradite seanca e radhës plenare, që ka disa projektligje në rendin e ditës, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet...

Lajme të tjera

Web TV