Arrestohen tre të shpallur në kërkim, përplasi makinën dhe u largua nga vendngjarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka arrestuar  ditën e sotme tre persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Shtetasi me iniciale Y.K., është vënë në prangat e policisë pasi ka shkatërruar rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Durrësit.

Është arrestuar gjithashtu edhenjë 32-vjeçar me iniciale Xh.Y., i akuzuar për dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Shtetasi E.D., 24 vjeç është arrestuar nga specialistët e Qarkullimit Rrugor pasi në autostradën Durrës-Tiranë, ka goditur mjetin tip “Opel” dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit “Opel”, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Rihanna surprizon në Met Gala, këngëtarja është shtatzënë për herë të tretë

Rihanna është në pritje të fëmijës së saj të tretë me partnerin A$AP Rocky. Lajmi u konfirmua nga fotografi...

Rrëzohet një tjetër avion në SHBA, humbin jetën personat në bord

Një aeroplan i vogël u rrëzua në një lagje të Simi Valley, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord dhe duke...

3 shenjat e horoskopit që do të shohin përmirësim me paratë e tyre gjatë muajit Maj

Ndikimi i planetëve, veçanërisht i Jupiterit, krijon kushtet e duhura për t’u shfaqur mundësi të reja dhe për të lulëzuar planet e shtyra. Ndikimet astrologjike...

Dronët ukrainas sulmojnë Moskën përpara paradës së madhe ushtarake

Dronët ukrainas sulmuan Moskën për të dytën natë radhazi, ndërsa kryeqyteti rus po përgatitet për paradën ushtarake vjetore të Ditës së Fitores, ku pritet...

Lapaj denoncoi kërcënimin e kandidates për deputete, policia: Pistoleta ka qenë lodër!

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili është denoncuar ditën e sotme nga kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj,...

Lajme të tjera

Web TV