Gjermani/ Shënohen 5,000 raste me koronavirus që prej muajit prill

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia kombëtare për kontrollin e sëmundjeve në Gjermani raporton se janë regjistruar më shumë se 5,000 raste me koronavirus brenda 24 orëve, për herë të parë prej muajit prill.

Shifrat e publikuara sot në mëngjes nga Insitituti Robert Koch, tregojnë se 5,132 raste të reja janë regjistruar me këtë virus, çka përbën rritje për më shumë se 1,000 persona të infektuar, në krahasim me 4,122 në ditën e martë.

 Një total prej 334,585 i të infektuarve është regjistruar në këtë shtet, prej kur ka shpërthyer pandemia, derisa si pasojë e tij kanë vdekur 9,677 pacientë.

Numri i të infektuarve tani u është kthyer niveleve të mesit të prillit por jo atyre të pikut të pandemisë që është shënuar në muajin mars dhe fillimin e prillit, kur autoritetet gjermane kanë regjistruar më shumë se 6,000 raste në ditë.

Megjithatë, tani është thënë se janë duke u kryer më shumë teste në krahasim me muajt paraprak, andaj edhe janë duke u regjistruar më shumë të infektuar.

Një javë më parë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar 2,828 raste me koronavirus në Institutin Robert Koch. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Koncert në burgun e Fushë-Krujës! G-Bani këndon për të burgosurit

Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother Vip Albania ka qenë sot në burgun e Fushë-Krujës, ku ka mbajtur një...

Begaj pret luftëtarët e parë të UÇK-së: U stërvitën në Surrel

Presidenti Bajram Begaj ka pritur të enjten në zyrën e tij disa ish- luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Me luftëtarët e parë për çlirimin...

Berisha nuk heq dorë: Nuk i njohim zgjedhjet

Komisioni Rregullator ditën e sotme ka certifikuar përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtur në 11 maj, 2025. Komisioni Rregullator votoi në parim dhe...

“Qenka si aeroplan!” Statuja e Krishtit kritikohet: Cilësia e punimit, e dobët

Statuja e Jezusit, i vendosur në malet piktoreske të Nikaj Mërturit në Tropojë ka ndezur polemika. Fotot e publikuara në internet u bënë virale dhe...

Përplasen 5 makina në autostradën Fier-Lushnjë

Një aksident i pesëfishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjteje në autostradën Fier-Lushnjë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar por vetëm...

Lajme të tjera

Web TV