Ish-kapiteni Vata: Më pëlqeu Kombëtarja sot, por kemi mundësi për më tepër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, ka këmbëngulur që Kombëtarja kuqezi mund të japë shumë më tepër për kapacitetin që ka dhe zgjedhjet e shumta që trajneri Reja ka në dispozicion. Në një lidhje direkte me emisionin “Rubrika Sportive” në “RTSH”, Vata bëri edhe një analizë të barazimit në Vilnius. “Më pëlqeu shumë pjesa e parë, – ka deklaruar ai. – E filluam ndeshjen si duhet, fituam dyluftimet. Ekipi rival befasua. Grintën sot e kishim.”
Këta djem sot kishin mundësi dhe kanë mundësi të bëjnë mirë, – ka vijuar ish-qendërmbrojtësi shkodran. – Lituania lexohej thjesht. Luante me një qendërsulmues, zgjodhi lojë të gabuar, sepse në qendër të mbrojtjes kemi lojtarë të fortë. Por, humbëm dy pikë të rëndësishme. Të jemi realistë, që Veseli pasoi top për Seferin, që humbi rast në mënyrë të çuditshme. Funksionuam më mirë se dy ndeshjet e fundit. Më pëlqeu Abrashi se ishte lider në mesfushë, dominuam për dyluftimet.”
“Broja ka prolem psikologjik, – ka theksuar ish-futbollisti i Sëlltikut, duke folur nga Skocia. – Është i ngarkuar shumë përgjegjësi. Nuk dilte te loja e tij, i zgjidhte duelet me forcë. Donte të bënte golin e parë me Shqipërinë Seferi krijoi raste, mundësi, krahu i majtë Lenjani ishte super. Krijoi hapësira. Mbrojtja ishte solide përveç 2-3 rasteve. Mungoi goli, ajo është kryesorja në futboll. Me këtë kombëtare, me këta elementë me këto mundësi zgjedhjeje, pres më shumë.”
Nuk e di nëse dikush në një qoshe të Shqipërisë kënaqet me barazim, – ka theksuar Vata. – Me kapacitetet që kemi, kemi mundësi të arrijmë më shumë. Nuk kemi krijuar akoma një markë tonën në futboll. Unë i kuptoj të gjithë. Ka pasur miq që pas Kazakistanit më merrnin në telefon dhe s’ishin të mendimit që kishim bërë ndeshje të keqe. Çdo gjë e mas me metrin e syrit tim. Këtë kombëtare e shoh më shumë larg, ndryshe nga ca të tjerë.”
Ka ardhur koha që këta djem dhe me këtë trajner me eksperiencë të arrijnë diçka më tepër. Kritika të bën mirë, është konstruktive. Në këtë zanat duhet të jesh i fortë të pranosh kritika”, – ka përfunduar ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata.

Lexo edhe :  HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Zjarri në parkun natyror të Gërmenjës, si paraqitet situata ditën e sotme

Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror të Gërmenjës, në qarkun e Korçës, poshtë piramidës 15. Fatmirësisht zjarri nuk...

Ish-bashkëshortja e “Mbretit” në telashe: Ndikoi në vdekjen e vajzës për pasurinë?!

Familja Presley përballet sërish me tensione dhe akuza të rënda. Priscilla Presley, nëna e ndjerë Lisa Marie Presley dhe ish-bashkëshortja e legjendës së rock-ut...

Rri në shezlong, paguaj sa për apartament me qira, plazhet më të shtrenjta

Nëse po planifikoni një pushim veror në plazhet më të bukura të Europës, përgatituni për çmime të kripura dhe rezervime me javë përpara. Plazhet më...

Aksident buzë detit në Vlorë, makina hyn në rrethimin e vilës qeveritare

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë ku një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me rrethimin e vilës qeveritare...

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën mbledh 150 pjesëmarrës nga e gjithë bota

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet që nga viti 1974, po rritet çdo vit me numrin e pjesëmarrësve të...

Lajme të tjera

Web TV