Noizy nuk e harron pasionin e vjetër (VIDEO)

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, me anë të një postimi të bërë së fundmi në rrjetet sociale ka treguar se i është rikthyer pasionit të vjetër.

Në llogarinë e tij në ‘Instagram’ ai ndau një video me ndjekësit tek ushtron sportin e ‘box-it’.

‘Kthim pas 10 vitesh’ shkruan Noizy krahas videos.

Këngëtari, në daljet e tij të mëparshme ka treguar së këtë sport e ka ushtruar kur jetonte në Londër.

Ngelet të shohim nëse Noizy do t’i dedikohet këtij sporti, apo është thjesht një stërvitje e zakonshme për shkak të pasionit që ndan për këtë sport. Ka.Li/fjala.al

https://www.instagram.com/p/CGSk2uQpUHT/?utm_source=ig_embed