Reja pas ndeshjes: Më kënaq aktivizimi i lojtarëve të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas barazimit pa gola që Kombëtarja kuqezi arriti në Vilnius ndaj Lituanisë vendase, trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, nuk e ka fshehur zhgënjimin për ato që ai i ka cilësuar si dy pikë të humbura.

“Është një situatë që realisht më vjen keq, – ka deklaruar italiani, duke folur për mediat pas ndeshjes. – Në këtë ndeshje, krijuam shumë raste, na u mohua edhe një 11-metërsh. – Patëm dhe një rast në fund me Trashin, edhe Seferi pati një rast.”

“Sidoqoftë, këto nuk janë justifikime, ne duhet të shënojmë, nëse nuk shënojmë, është faji ynë”, ka pohuar ai. I pyetur për Lenjanin, Reja sqaroi: “Dha kontributin e vet në pjesën e parë, pastaj zgjodha Trashin se ka karakteristika disi të ndryshme. Provova të ndryshoj për të dhënë një shtysë më shumë për sulmin. Anësorët harxhojnë shumë energji dhe për këtë arsye ndërrimet bëhen aty. Shpresoj të kem mundësi ta ribëj skuadrën dhe të rikuperojmë lojtarë.”

“Provuam disa të rinj, që dhanë sinjale të mira, ndaj do të bëjmë vlerësimet tona për të ardhmen,” ka theksuar 75-vjeçari. Edhe Kallaku luajti mirë ndeshjen e shkuar. Edhe sot të rinjtë luajtën mirë, krijuam raste në të dy ndeshjet, krijojmë raste për gol, por për fat të keq nuk shënojmë dhe na duhen lojtarë të ftohtë në zonën kundërshtare. Kumbulla ishte zgjedhje e imja, mendoj se ishte veprimi i duhur, pavarësisht se çdokush ka idenë dhe vlerësimin e tij.”

Edhe Broja bëri një ndeshje të mira, jo ndoshta aq të mirë sa kundër Kazakistanit, por bëri mirë,” ka vijuar analizën e tij trajneri kuqezi. – Detyra ime është të bëj rotacion, sidomos me të rinjtë, që të fitojnë eksperiencë dhe të kontribuojnë për ekipin. Jam munduar që të shfrytëzoj çdo hapësirë rotacioni. Të njëjtën gjë bëra dhe sot, me Manajn dhe Vrionin. Është e vështirë kur je në fushë të huaj, në një ndeshje pas 3 ditësh me udhëtime të gjata. Jo gjithmonë është zgjedhja ime, jam i detyruar të bëj ndërrime.”

Lexo edhe :  Ndër lëvizjet më surprizuese të merkatos, Xavi Simons firmos me Tottenhamin

Tanimë trajneri i Kombëtares e ka hedhur vështrimin tek dy sfidat e radhës, ku objektivi i Rejës është maksimal.

Dy ndeshjet që na presin, janë një mundësi që ne të marrim 6 pikë dhe të vijojmë me objektivin tonë, që të jemi në krye të grupit. Këto dy barazime që morëm, nuk më bëjnë të ndihem mirë, por në një farë mënyrë është një shtysë për të marrë më shumë”,  ka përfunduar Edoardo Reja.

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV