Rekord rastesh me koronavirus në Poloni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

6,526 raste të reja me koronavirus janë regjistruar këtë të mërkurë në Poloni për 24 orët e fundit.

Mësohet se shifra thyen rekordin e së dielës prej 5,300 rastesh të reja.

Ministria polake e Shëndetësisë tha se rastet e fundit vijnë si rezultat nga testimi i 43,800 mostrave.

Polonia ka konfirmuar në total 141,804 raste me koronavirus dhe 3,217 viktima që nga koha kur ka nisur pandemia në muajin mars.

Numri i rasteve të reja atje tani është dhjetë herë më i lartë seç ka qenë në pranverë.

Për rrjedhojë, autoritetet kanë ndërmarrë masa të reja kufizuese nga fundjava e kaluar.

Qytetarët detyrohen që të mbajnë maska gjatë kohës së janë jashtë në publik.

Në “zonat e kuqe”, apo ato të prekura më keq, restorantet dhe baret duhet të mbyllen në orën 22:00.

la.mi/fjala.la

Të fundit

Veliaj pret sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop: Tirana, qendër aktivitetesh të mëdha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Botond Szebeny, me...

Na duhet një “Bedri Spahi”

Nga ARTUR  AJAZI Ish-gjeneral pas luftës, dhe Prokurori i Përgjithshëm i atyre viteve, Bedri Spahiu mbahet mënd si njeriu i “hekurt” që hetoi dhe dënoi...

Euro nis revanshin ndaj lekut/ Rifiton pikë, i afrohet nivelit të 100 lekëve

Monedha europiane ka bërë një kthesë të fortë këtë javë duke u afruar pranë kufirit të 100 lekëve. Sipas kursit zyrtar të Bankës së...

VIDEO-LAJM/ Shiu kthen në “lumenj” rrugët e Durrësit

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në vendin tonë, Durrësi është përmbytur. Edhe pse rrugët janë mbuluar nga shiu, duket se...

Prindërit i heqin internetin, 13-vjeçarja i denoncon për keqtrajtim

Pas një debati me babanë e saj, ai i heq lidhjen e internetit. Pas kësaj një vajzë 13-vjeçare, me banim në veri të Barit,...

Lajme të tjera

Web TV