“434 shqiptarë kanë humbur jetën”, Braçe: Mbani maskat, jeta është e shenjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. kryeministri Erion Braçe iu ka bërë sot apel qytetarëve që të respektojnë masat anti-covid. Ai tha se duhen mbajtur maskat, të cilat nga sot do të jenë më detyrim në vendin tonë.

Braçe u bëri thirrje qytetarëve të mos dëgjojnë opozitën, teksa tha se ky është realiteti i ri që na dikton sëmundja dhe kështu duhet të mësohemi të jetojnë.

“Ndërkohë që ju thonë këtë, kyçen në vilat e tyre; Ndërkohë që ju thonë “maska nuk u mbron”, kyçen edhe më shumë në po ato vila!”, tha Braçe, teksa disa opozitarë kanë dalë kundër vendimit të qeverisë.

Braçe ironizoi deklaratat e krerëve të opozitës. Braçe shprehet se sot 434 shqiptarë kanë humbur jetën për shkak të virusit dhe tashmë është e ditur se virusi nuk përzgjedh në bazë të asnjë kriteri tjetër, veçse përgjegjësisë së individëve që mbrojnë veten duke zbatuar këshillat e mjekëve dhe jo të politikanëve.

“Kudo jashtë shtëpisë! Maska po! Ky është normaliteti i ri i diktuar nga sëmundja; kështu do jetojmë! Virusi Covid-19 u provua se përhapet lehtësisht nga njeriu tek i ngjashmi; E di si? Mu ashtu si budallallëku përhapet ndër politikanë! Mos i dëgjo ata! Dëgjo mjekun tënd, mjekun e familjes, jo politikanin që ka guximin e budallait të bëj edhe mjekun apo mjekun që kurrë nuk bëri zanatin por politikanin”.

Më tej ai sqaron se siç këto 7 muaj e dëshmuan, virusi nuk përzgjedh-as në gjini, moshë, origjinë, gjuhë, as në mal e as në fushë, as prej pasurisë, plaçkës, por sipas tij një dallim e ka bërë qartë: Atë mes të përgjegjshmit dhe të papërgjegjshmit.

“Nuk është si dallimi mes trimit, heroit dhe frikacakut, tradhtarit! Nuk ka trima në këto 7 muaj dhe heronjtë nuk janë idiotët-politikanë e analistët rreth tyre që mohojnë virusin, refuzojnë masat mbrojtëse ndaj tij, përhapin me dhunë standardin idiot të tyre;

Lexo edhe :  ‘Zyshe shyqyr që të kemi’/ Rama batuta me senatorët e PS

E provuar është kjo; do shihni gjithnjë e më shpesh si zhduken për dy javë, fiks dy javë, do i dëgjoni po aq shpesh se si do thonë se hoqën dhembin, veshin apo bajamet duke ju gënjyer sy me sy; Ndërkohë që ju thonë këtë, kyçen në vilat e tyre; Ndërkohë që ju thonë “maska nuk u mbron”, kyçen edhe më shumë në po ato vila!”

Në fund Braçe sqaron se “Maska të mbron që çke me të! Është një masë plotësuese bashkë me distancimin fizik e higjienën e shtuar. Nuk u mbron tamponi-siç u thotë urrejtësi që mendon se sa më shumë nga ju të humbni jetën, aq më shpejt vjen ai në pushtet; Maska nuk është sfidë ndaj Qeverisë, por ndaj jetës suaj! Ju mbron maska, distancimi fizik dhe higjiena!

Ai dhe Ajo duan pushtetin, ju duhet të doni veten, familjen, shoqërinë! Nuk janë ai apo ajo heronjtë tuaj, ata janë gënjeshtarët tuaj! Heroi yt është mjeku, infermieri; Mjeku i familjes, infermieri bashke me te, farmacisti, cilido prej familjareve qe do te shërbejë; rrezikojnë jetën ata për ty!”

“Heroi yt është mjeku e infermieri ne Infektiv apo Sanatorium Por deri atje e ke ti në dorë; Mos e bëj veten për mjekun! Mbro veten, familjen, fqinjët, patjetër edhe mjekun! Jeta është e shtrenjte; 434 shqiptare, sot nuk janë më për shkak të sëmundjes, i shtrenjtë secili prej tyre! Lutuni për ta!”, shkroi  në reagimin e tij Erion Braçe./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Dorëheqja e Berishës, një çështje e respektit për ligjin e PD-së

Preç Zogaj Zbatimi i nenit* të dorëheqjes pa kushte të kryetarit kur partia humbet zgjedhjet është pikësëpari një çështje e...

Inter-Napoli, nis gara për sulmuesin që kushton 78 mln euro!

"Gazzetta Dello Sport" raporton se Inter dhe Napoli janë në konkurrencë të fortë për të rikthyer në Serie A, sulmuesin danez, Rasums Højlund, i...

Si e pëson ekonomia e Shqipërisë nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm... përshkallëzimi i konfliktit mes...

Kush është gruaja që po përgatitet për t’u bërë shefja e re e SPAK-ut?

ELTON QYNO - Vetëm 1 muaj nga finalizimi i garës për kreun e Byrosë Kombëtarë të Hetimit (BKH), një lëvizje e papritur është marrë...

Papa Leon bën thirrje për diplomaci: “Në rrezik dinjiteti njerëzor”

Papa Leon i është bashkuar thirrjeve për rikthimin e diplomacisë në Lindjen e Mesme pas një nate tjetër konflikti në rajon. Papa tha se lajmi...

Lajme të tjera

Web TV