Balla takon Zoran Zaev: Dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Taulant Balla gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut u prit në një takim të veçantë nga Kryeministri, Zoran Zaev.

Gjatë takimit Balla dhe Zaev ndanë vlerësimin e përbashkët se marrëdhëniet e sinqerta miqësore midis kryeministrave Zoran Zaev dhe Edi Rama, janë drejtimi në të cilin po zhvillohen marrëdhëniet e mira fqinjësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy kryeministrave Rama dhe Zaev janë gjithashtu një shembull i mirë në rajon dhe një tregues se ‘atje ku ka vullnet politik, ka respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të suksesshëm’.

Numri dy i PS-së, Taulant Balla dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, theksuan gjatë takimit se të dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane.

“Të gjitha angazhimet për të ardhmen europiane të vendeve tona janë gjithashtu angazhime për europianizimin e shteteve, me qëllim të një jete më të mirë për qytetarët. Rajoni ka nevojë për miqësi dhe bashkëpunim dhe ato po ndodhin”, tha Kryeministri Zaev.

Gjithashtu gjatë takimit Balla dhe Zaev shkëmbyen informacione edhe për avancimin e projekteve të infrastrukturës, lehtësimet kufitare, bujqësinë si dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, duke e parë rajonin si një treg i përbashkët, i cili mund të jetë më tërheqës për Europën dhe Botën.

Një temë tjetër diskutimi ishte edhe kujdesi për bashkësitë etnike në të dyja vendet, duke theksuar se ato janë një urë miqësie midis dy vendeve.

Në këtë takim merrnin pjesë nga pala maqedonase edhe Zëvendës Kryeministri Ljupço Nikollovski, njëkohësisht edhe Sekretar i Përgjithshëm i LSDM.

Ndërsa Balla në takim shoqërohej nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vasil Sterjovski dhe Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ushtroi dhunë ndaj të bijës 19-vjeçare, arrestohet nëna

Një nënë 38-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës...

GJKKO dënon me 1.4 vite burg ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

GJKKO dënon ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai dënohet me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në plazhin e Livadhit, por për...

Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Akuza ‘fletërrufe’

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, pasi u mor i pandehur nga SPAK, thotë se akuza ndaj tij është një copy paste me kërkesën e paraburgimit....

Orët luksoze të Keanu Reeves-it gjenden në Kili, autoritetet ia dorëzojnë FBI-së

Gjashtë orë luksoze, me vlerë totale prej 125,000 dollarësh, të cilat i ishin vjedhur aktorit kanadez Keanu Reeves në dhjetor të vitit 2023, i...

Betohen në KLP 26 prokurorët e rinj! Çela: Do ndjeni vështirësi në shpatullat tuaja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot ceremoninë e betimit për 26 prokurorët e rinj që do të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë...

Lajme të tjera

Web TV