Dekonspiroi operacionet/ Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për pezullim e Artan Shkëmbit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi masën e sigurimit “pezullim nga detyra” për Artan Shkëmbin. Mësohet se në seancën e sotme në GJKKO ishte i pranishëm edhe Shkëmbi.

Artan Shkëmbi është hetuar që 6 muaj më parë pas një informacioni top-sekret të ardhur nga Gjermania.

Ky informacion ishte për një grup kriminal të trafikut të drogës, që Artan Shkëmbi si dokument ia dorëzoi një prej anëtarëve të këtij grupi duke dekonspiruar informacionin.

Por autoritetet gjermane kanë dekriptuar mesazhin dhe fillimisht GJKKO dhe më pas Ardi Veliu me urdhër ka pezulluar nga detyra Shkëmbin i cili akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe korrupsion.

Ky është hetimi i parë në nivele të larta drejtuese në Policinë e Shtetit ndërsa më herët Artan Shkëmbi kaloi procesin e vetting-ut. Ndonëse me probleme në pasuri por edhe faktit se kishte qenë operativ në ish-Sigurimin e Shtetit, komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e kaloi Shkëmbin.

Kjo ka bërë që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar t’i shtrijë verifikimet dhe tek treshja e gjyqtarëve të komisionit.

Që prej nisjes së Operacionit Forca e Ligjit, pjesa më e madhe e dosjeve i janë kthyer Policisë nga Prokuroria pasi të vetmet asete të sekuestruara janë automjete./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Rama nga Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Theksi...

Gjoba dhe tarifa të rënda për bizneset/ Ja projektligji që ndryshon tregun ushqimor!

Në një kohë kur siguria ushqimore është kthyer në një nga çështjet më të ndjeshme në popullatë, qeveria ka hedhur për diskutim një projektligj...

‘Dramë e vërtetë’, deputetja Tabaku: Largimi i të rinjve po rrënon tregun e punës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar emigracionin si “dramën e vërtetë” të ekonomisë shqiptare, duke theksuar se largimi në masë i...

“Po më arrestojnë” Ish zv.drejtori i AKSHI-t pritet të merret sërish në pyetje

Daniel Shima pritet te merret serish ne pyetje ditën e sotme për të shpjeguar të gjithë itinerarin e ditës së djeshme dhe humbjen e...

Paul McCartney mbi borxhin e Beatles ndaj kompozitorëve të mëdhenj avangardë

Në mesin e viteve ’60, Beatles iu drejtuan botës së muzikantëve më eksperimentalë të kohës. Paul McCartney tregon se si shumë nga kryeveprat “të...

Lajme të tjera

Web TV