E bujshme/ PSG pezullon Leo Messin pas udhëtimit në Arabinë Saudite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paris Saint-Germain ka vendosur të pezullojë dy ndeshje Lionel Messin, pasi “ylli” argjentinas vendosi të udhëtonte në Arabinë Saudite pa autorizimin e klubit francez.

Sipas “L’Équipe”, Messit i ndalohet të stërvitet dy javët e ardhshme me pjesën tjetër të ekipit, si dhe do t’i mbahet paga gjatë kësaj periudhe.

Sulmuesi argjentinas do të mungojë kështu në ndeshjet me Troyes dhe Ajaccio. Ai do të mund të rikthehet në dispozicion të trajnerit Galtier për ndeshjen kundër Auxerre, e cila është planifikuar të zhvillohet më 21 maj.

Një lajm i mirë ky për tifozët e Barcelonës, që po presin me padurim kthimin e shtatë herë fituesit të Topit të Artë në “Camp Nou”, pikërisht në skuadrën ku ka shkruar historinë.

Të fundit

Shkenca thotë se si dashuria e parë nuk ka asnjë tjetër, por jo për mirë

Dashuria e parë, ajo e mbushur me pasion dhe aventura, thuhet se nuk harrohet kurrë, sidomos nëse është mbyllur...

Ne budallejt

Nga Edison Ypi Ne budallejt e duam pushtetin ta bëjmë më të mirë. Ju t'squtët pushtetin nuk e doni për asgjë tjetër veçse ta vidhni. Ne...

“Burgjet shqiptare kanë dhoma për të bërë dashuri”/ Përparësitë që kanë të dëbuarit

Kriminelët shqiptarë të dënuar në Britaninë e Madhe po dërgohen për të kaluar kohën e mbetur të dënimit në vendin e tyre – ku...

“Qendra e Tiranës po…”, Rama nxjerr videon: Nën një ofertë fantastike..

Kryeministri Edi Rama ka uruar MIRËMËNGJES nga qendra e Tiranës që po transformohet befasueshëm në një atraksion urban duke pritur çdo ditë mijëra turistë nën...

Ish-gruaja e “Ujkut të Wall Street”: Historia e vërtetë ishte edhe më e ekzagjeruar

Ish-gruaja e Jordan Belfort (luajtur nga Leonardo DiCaprio në The Wolf of Wall Street), së fundmi konfirmoi se ajo që kemi parë në filmin...

Lajme të tjera

Web TV