Dita e parë e maskave me detyrim/ Policia zbulon: Ja sa gjoba u vendosën sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka zbuluar se ka vendosur 171 masa administrative me vlerë 3000 lekë të reja, për personat që nuk kanë vendosur maskën ditën e sotme.

Në njoftimin e Bluve theksohet se sot është bërë një monitorim intensiv i situatës në terren, nëse qytetarët kishin vendosur ose jo maskë.

“Në rastet kur janë konstatuar qytetarë që nuk kishin maska ose që i kishin por nuk i vendosnin në fytyrë, shërbimet e Policisë i kanë këshilluar ata për vendosjen e tyre.

Gjatë kontrolleve në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë vendosur edhe gjoba për qytetarët që nuk kishin vendosur maskat dhe as nuk i kishin ato me vete. Në të gjithë vendin janë vendosur 171 masa administrative me vlerën 3 000 lekë secila. Shërbimet e Policisë do të jenë prezente çdo ditë, në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin dhe në rast se do konstatojnë qytetarë që nuk kanë vendosur maskat mbrojtëse, do të marrin masat administrative sipas Aktit Normativ.”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Vendosja e maskave me detyrim hyri në fuqi nga sot në vendin tonë për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Kujtojmë që ditën e sotme janë shënuar 5 viktima dhe 257 raste të reja në vendin tonë, dita me numrin më të lartë të rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

 

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV