Dokumenti/Rama nxjerr zbuluar Bashën: Ka dashur të japë me koncesion Sharrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Lulzim Basha ka dashur të japë me koncesion Sharrën gjatë kohës që ishte kryetar Bashkie.

I ftuar në “Opinion”, Rama ka nxjerrë dokumentet me shifra duke theksuar se kjo ka qenë një skemë skandaloze, por u ndalua kur PS erdhi në pushtet.

“Nxirrni pak koncesionin që donte të bënte Basha, se nuk e bëri se nuk e lamë ne, por hëngri 1 milionë shpulla Saliu dhe iku, iku dhe Basha.  Unë them koncesionin e Lulzim Bashës. Ai ka dashur ta japë me koncesion Sharrën, dhe skema se kjo është studimi, dhe kjo është letra me firmën e Lulit, është e miratuar koncesion. Ka një shifër ku Basha propozon një koncesion që do ishte realizuar nëse s’do ishte larguar Saliu nga aty, propozimi i tij është një kapital 36 milionë euro, dhe ka shifrën që është 37 mijë lekë për ton, dmth 30 euro, dhe pastaj i jepet privatit. Basha ka dashur të bëjë një koncesion të gabuar nga pikëpamja logjike, se ka dashur të japë para të shtetit dh eta japë në menaxhim me tonë, ndërkohë në bashkinë e Tiranës, qeveria shqiptare nuk paguan asnjë lekë,” deklaroi  Rama.

Kryeministri u përfshi në një sërë debatesh mbrëmjen e sotme me panelin e “Opinion”, ku nuk ngurroi të etiketonte gazetarin Fevziu si kryetarin real të PD, pasi sipas tij, Basha është thjesht lideri virtual

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Lajme të tjera

Web TV