Fruti i vjeshtës, përfitoni nga vlerat kuruese e qetësuese të hideve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hidet janë të parat që piqen e u japin tregjeve të frutave e perimeve ngjyrën tipike të kafes së kuqërremtë, të vjeshtës. Hidet hahen kryesisht të freskëta por edhe mund të gatuhen.

Origjina e tyre është e lashtë sa legjendat…Thuhet se vjen prej Kinës dhe prej atëherë, prej më shumë se 4 mijë vjetësh, kultivohen në të gjithë botën, duke ngjyrosur vjeshtën bashkë me gjethet. Mirëpo, hidet janë kuruese dhe të dobishme për shëndetin. Në pjesën jugore të vendit i quajnë xinxife ndërsa një pjesë e veriut i quan kimça.

Rëndësia e madhe e përdorimit të hideve, së paku për sa kanë kohën, është përmbajtja e magnezit, potasit, kalciumit, manganezit, fosforit dhe hekurit.

Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume. Forcojnë sistemin imunitar dhe luftojnë infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit për shembull, për të qetësuar fytin.

Ekstraktet e hideve janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli. Shkencëtarët kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i hides, të cilat kanë aftësi qetësuese.

Farat janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze. Xinxife, hide apo kimça, e rëndësishme është të përfitoni nga koha e tyre jo dhe aq e gjatë për t’i ngrënë!/Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV