Kryeministri prezanton platormën “Deputeti online”, ja si funksionon për të rinjtë e interesuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference për shtyp ditën e sotme ka prezantuar platformën më të re online “Deputeti që duam”.

Rama ka theksuar se janë të mirëpritur në Partinë Socialiste,të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë interes dhe ide të reja në të mirë të vendit.

“Të interesuarit të dërgojnë një CV të jetës profesionale dhe një letër angazhuese, që janë gjëra minimale për këtë sfidë. Ne do mbledhim të gjitha shprehjet e interesit që vijnë nga të gjitha fushat e jetës.

  Do mirëpresim të rinj dhe të reja, jo vetëm në moshë, por edhe në ide e dëshirë. ne duam që të jemi pranë njerëzve dhe të bëjmë sa më shumë shërbim ndaj Shqipërisë dhe qytetarëve. Të interesuarit mund të aplikojnë online, janë të mirëseardhur që të shfaqin interesin e tyre. Të dërgojnë video, ku të thonë pse duan të marrin pjesë”, theksoi Rama.

 

Pyetur nga gazetarët për platformën e re “Deputeti që duam”, kryeministri është shprehur se kjo është faza e parë e vlerësimit dhe se do të zgjasë 45 ditë.

Sipas tij, kjo është një nga tre fazat ku do të kalojnë socialistët për të qënë pjesë e listave në zgjedhjet e 25 prillit.

 “Ka mundësi të bëjë më shumë dhe duhet të kërkojë nga vetja cdo ditë e më shumë. Në kërkim të përditshëm për ta bërë më mirë punën, ka një vlerë të madhe edhe dëgjimi. Unë e kam një sistem të konsoliduar dëgjimi, që edhe si pasojë e eksperiencës e kam shumë funksional. Kryesisht është Facebook pasqyra kryesore, në ëhatsapp tim që është një hapsirë e jashtëzakonshme mesazhesh e për rrjedhojë gjithë farë mendjesh e mendimesh, dhe ky dëgjim specifik i anëtarësisë është një vlerë e shtuar për të kuptuar se cila është marrëdhënia, shkalla e lidhjes mes anëtarëve të PS dhe përfaqësuesve të tyre, cili është opinioni për përfaqësuesit tanë në qeveri.

Pas këtij cikli të parë, do hyjmë pak më thellë, por kjo fazë është edhe një fazë kolaudimi i një procesi të ri. Kodet personale të hyrjes në platformë i kemi dërguar me postë, kanë nisur të ndërveprojnë një pjesë e vogël, i kemi lënë vetes rreth 45 ditë për këtë cikël të parë, dhe me pas do të hyjmë në detaje të tjera. Kjo do të shërbejë për cështje specifike të zonave të komuniteteve dhe në përgjithësi të vendit.” u shpreh Rama.

Vlen për tu theksuar se me sistemin proporcional deputetët konkuronin me njëri-tjetrin në zona të caktuara, ndërkohë sot është sistemi mazhoritar, ku megjithëse u fol për lista të hapura , për listën e deputëve fitues vendos kryetari i partisë./Ra.My.Fjala.al./

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV