Presidentja e KE largohet nga samiti i Bashkimit Evropian, ja arsyeja

European Commission President Ursula von der Leyen wearing a mask arrives on the second day of a European Union (EU) summit at The European Council Building in Brussels on October 2, 2020. - During this Special European Council, EU leaders will discuss foreign affairs, in particular relations with Turkey and the situation in the Eastern Mediterranean. The leaders are also expected to address relations with China, the situation in Belarus and the poisoning of Alexei Navalny. (Photo by Olivier Matthys / POOL / AFP) (Photo by OLIVIER MATTHYS/POOL/AFP via Getty Images)

Presidentja  e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka njoftuar se po largohet nga  samiti i Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kjo pasi, më herët atë e kanë informuar se kishte pasur kontakt me një person që doli pozitiv për COVID-19.

Sipas rregullave, Von der Leyen  do të vetizolohet edhe pse siç thekson ajo, ka rezultuar negative për virusin.

“Sapo jam informuar se një anëtar i zyrës sime të përparme ka dalë pozitiv në COVID-19 këtë mëngjes,” tha ajo. “Unë vetë kam rezultuar negative. Sidoqoftë si një masë paraprake unë po largohem menjëherë nga Këshilli Evropian për të shkuar në vet-izolim,” shkruan në Twitter Von der Leyen.

Kujtojmë se Von der Leyen nuk është politikania e parë që vetëizolohet. Kryeministri i Britanisë dhe presidenti i SHBA-ve kanë rezultuar më parë të infektuar me virusin e frikshëm.

la.mi/fjala.al