8 fakte interesante rreth festës së “Halloween”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kudo në botë por edhe në Shqipëri, kohët e fundit po festohet data e ringjalljes të të gjithë shpirtrave sipas gojëdhënave dhe legjendave që prej viteve 1745.

Festa e Halloween në SHBA, njihet si festa e dytë që festohet më shumë pas Krishtlindjeve.

Shenja dalluese e Halloween-ve është kungulli.

Në Shqipëri, kjo festë po merr përmasa të mëdha duke u bërë ditë e veçantë për të rinjtë të cilët dalin natën të festojnë duke veshur kostume që personifikojnë personazhe të frikshëm të frymëzuar nga filmat thriller ose kostume të personasheve të show bizz që kanë krijuar një stil të tyre.

Më poshtë ne po ju paraqesim 8 fakte interesante rreth festës së “Halloween”.

1-‘Samhainophobia’ është frika për festën e ‘Halloween’.

2-‘Halloween’ ndryshe quhet nata e shtrigave, ose fundi i stinës së verës.

3-Në kohën e mesjetës në Irlandë dhe Skoci mbahej festivali i “Fundit të verës”. Ai fillonte kur perëndonte dielli në 31 tetor dhe zgjaste deri në 1 nëntor. Kjo përfaqësonte përfundimin e të korrurave dhe fillimin e sezonit të errët të dimrit.

4-Kungujt nuk janë portokalli, ata kur rriten bëhen blu, jeshilë ose të bardhë.

5-Besohet se nëse ju shikoni një merimangë ditën e ‘Halloween’ është shpirti i një të dashuri që po të shikon ty.

6-Mbi 90% e prindërve ju vjedhin fëmijëve të tyre ëmbëlsirat që kanë mbledhur gjatë festës.

7-Në festën e ‘Halloween’ njerëzit bëjnë shumë shpenzime. Pas Krishtlindjeve kjo festë mban vendin e dytë për blerje.

8-Për këtë festë shiten dy herë më shumë ëmbëlsira se për “Shën Valentin”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV