Forca Detare me komandant të ri! Xhaçka: Ja kush është gjenerali që do i drejtojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia do të jetë komandanti i ri i Forcave Detare të Shqipërisë.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila i uron suksese në detyrë teksa thekson se është besimplotë në vijimin e procesit të modernizimit e profesionalizimit.

“Forca Detare do të drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhebexhia. I uroj suksese komandantit të ri të FD dhe jam besimplotë në vizionin e duhur, për vijimin e procesit të modernizimit e profesionalizmit, që nisin nga investimi te burimet njerëzore, te modernizimi me armatim të anijeve të klasit “Iliria”, e deri te Sistemi i ri i Vëzhgimit Detar”, shkruan Xhaçka.

Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia është një ushtarak me një karrierë të shkëlqyer kudo ku ka shërbyer, si: zëvendëskomandant në Qendrën e Radiozbulimit, shef Sektori i Operacioneve dhe Stërvitjes, në Forcën Tokësore, drejtor i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA.

Meritokracia, përkushtimi dhe profesionalizmi do të vijojnë të jenë kryefjala për një Forcë Detare profesioniste./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3329109967124700

Të fundit

Agjenti i Ronaldos i sjell Milanit sulmuesin që vlen 65 mln euro?

Goncalo Ramos është një nga objektivat e Milanit këtë verë. PSG nuk mund ta shesë atë, veçanërisht pasi ata...

Cërrik, vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Një grua e moshuar ka kërkuar ndihmën e Policisë së Cërrikut, pasi dëshmoi se nusja e saj e dhunonte psikologjikisht. Burime zyrtare bënë sot me...

Fier, 13-vjeçarja përdhunohet nga 3 persona

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fier ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga tre persona, një i moshës 30...

Dalin emrat, vettingu nxjerr dy prokurorë përfundimisht nga drejtësia

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë, datë 29 Korrik të shkarkojë nga detyra dy prokurorë, Eranda Lazen e Tiranës dhe...

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari në Liqenin e Ujmanit, i...

Lajme të tjera

Web TV