Japonia mund të derdhë në det ujin e kontaminuar nga Fukushima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 1 milion ton ujë i ndotur nga termocentrali bërthamor Fukushima Daiichi do të derdhen në det, çka pritet të shkaktohet një përplasje mes pershkatarëve vendas dhe qeverisë japoneze.

Mediat raportojnë se puna për lëshimin e ujit, i cili është ruajtur në më shumë se 1.000 rezervuarë, do të fillojë në 2022, ndërsa do të duhen shumë vite që të përfundojë.

Agjencia e lajmeve Kyodo bëri të ditur se vendimi mund të merret deri në fund të muajit dhe do t’u japë fund debateve mbi atë se çfarë do të bëhet me atë sasi uji, duke përfshirë edhe mundësitë e tjera, si avullimi apo ndërtimi i sa më shumë rezervuarëve të tjerë magazinimi në vende të tjera.

Megjithatë, qeveria prej kohësh mbështet versionin e derdhjes së ujit në Paqësor, përkundër mendimit të peshkatarëve vendas, të cilët thonë se do të shkatërrojë gjithë reputacionin e tyre dhe se do të duhen akoma më shumë vite për të krijuar një reputacion të mirë të industrisë së tyre, pasi një ndikim negativ në lidhje me këtë, u krijua edhe atëherë kur uzina u shkatërrua nga cunami i madh i marsit të 2011.

Shoqatat mjedisore e kanë kundërshtuar këtë projekt, ndërsa Koreja e Jugut, e cila ende ndalon importet e prodhimeve të detit nga rajoni, ka shprehur vazhdimisht shqetësim, duke deklaruar se shkarkimi i ujit të ndotur do të krijonte një “kërcënim të madh” për mjedisin detar.

Që nga muaji i kaluar, 1.23 milion ton ujë, i cili ndotet kur përzihet me ujin e përdorur për të parandaluar shkrirjen e tre bërthamave të reaktorit, janë ruajtur në 1 044 depozita, ndërsa sasia e ujërave të zeza rritet me 170 ton në ditë.

Lexo edhe :  Rasti i parë në botë, një 38-vjeçar në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

Sistemi i Avancuar i Përpunimit të Lëngjeve të Tepco largon substancat shumë radioaktive nga uji, por nuk arrin të filtrojë tritiumin, një izotop radioaktiv i hidrogjenit që termocentralet bërthamore e hollojnë dhe e hedhin së bashku me ujin në oqean./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV