SHBA, 2020/ Biden fiton ‘debatin në distancë’ me Trump, merita i takon gazetares Savannah Guthrie

Pasi zgjodhi t’i thotë “jo” debatit virtual, Donald Trump e sfidoi Joe Biden nga distanca në të njëjtën kohë në televizion, por për presidentin e SHBA-së rezultoi të ishte një bumerang.

Sfida e vërtetë e transmetuar, në fakt, ishte ajo mes presidentit amerikan dhe Savannah Guthrie, prezantuese e programit “Today” në televizionin NBC.

Guthrie, 48-vjeç, ishte intervistuesja më e vështirë deri më tani, me të cilat, është përballuar kreu i Shtëpisë së Bardhë për fushatën e tij zgjedhore.

E përpiktë dhe e saktë, ajo ushtroi presion ndaj Trump dhe nuk pranoi aspak përgjigjet e tij evazive mbi pandeminë, aq sa anëtarët e fushatës së Trump e sulmuan atë, duke e konsideruar një “zvëndesuese e Biden”.

Kur ishte hera e fundit që ju dolët negativ në testin për koronavirus, para debatit të parë me Biden“, ishte pyetja e parë që Guthrie iu drejtua Trump.

Nuk e mbaj mend, mbase një ditë më parë“, u përgjigj Trump, duke pranuar se nuk i kishte bërë testet anti-Covid çdo ditë.

Sidoqoftë, unë jam Presidenti, duhet të shoh njerëz dhe nuk mund të mbyllem në një bodrum“, tha ai, duke sulmuar Biden pasi ky i fundit u vetizolua në periudhën më të keqe të përhapjes së pandemisë në vend.

Në lidhje me mundësinë që konservatorja dhe katolikja Amy Coney Barrett të konfirmohet në Gjykatën e Lartë, dhe vendimet që mund të merren për ligjin e abortit, Trump tha: Unë nuk do bëj asgjë për të ndikuar tek askush”. Ndërsa për masat anti-COVID, ai theksoi se “5% e atyre personave që mbajnë maskë e marrin infeksionin”.

Kurse në lidhje me mosdënimin e supremacizmit të bardhë dhe lëvizjes konspirative QAnon, Trump u shpreh se nuk i njeh ata dhe nuk di asgjë në lidhje me këto dy lëvizje.

Mirëpo, Guthrie e ngacmon atë, duke i kujtuar se shpesh herë ka çuar teoritë e tyre të komplotit në Twitter.

Ju jeni Presidenti dhe jo vetëm një xhaxha i çmendur“, duke provokuar zemërimin e Presidentit: “Ju gjithmonë e bëni këtë, për vite me radhë personalisht kam dënuar supremacistët e bardhë, por ju përsëri vazhdoni më këto lloj pyetjesh. Pse nuk e pyet Joe Biden nëse e dënon lëvizjen anti-fashiste“. Trump më pas sulmoi demokratët, lëvizjet majtiste dhe radikale dhe i kujtoi Biden se “Anti-fashizmi ekziston”.

Lexo edhe :  Administrata Trump synon të pushojë nga puna 500 punonjës të “Zërit të Amerikës

Gazetarja, gjithashtu i bëri pyetjen thumbuese për deklaratën e tij në tatime, në lidhje me taksat që s’i ka paguar për 10 vite.

Unë jam trajtuar shumë keq nga IRS (tatimet amerikane). Ata më kanë trajtuar shumë, shumë keq“, përgjigjet Trump.

Por, ne jemi nën hetim. Ata kanë njerëz të emëruar nga administrata e mëparshme. Atyre u pëlqen të ndryshojnë rregullat“, shton ai.

Megjithatë, një nga lajmet më të rëndishme që del nga intervista është se Trump do të pranojë një tranzicion paqësor të pushtetit, nëse ai mundet në votimin e tre nëntorit, duke deklaruar më pas se natyrshëm dëshiron të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Biden nga Filadelfia në intervistën e tij, të transmetuar në ABC; ishte i qetë dhe kritikoi menaxhimin e pandemisë në SHBA, duke e akuzuar Trump se nuk ka bërë dhe nuk ka për të bërë asgjë për të parandaluar numrin e personave të infektuar. Kandidati demokrat, në sajë të një sjellje më pak impulsive, qëndroi në zonën e tij të rehatisë, pa qenë nevoja për t’iu përgjigjur ndonjë pyetjeje të pakëndshme.

Kanë ngelur pak më shumë se dy javë nga dita e zgjedhjeve dhe parashikimet për fitoren janë ende të pasigurta. Në mesataren kombëtare të botuar nga ëall Street Journal dhe NBC, Biden ka një epërsi prej 11 pikë (53 me 42%), por Trump tashmë ka treguar se është i aftë të kthejë në favor të tij atë që thonë sondazhet.

Lajmi, gjithashtu mund të peshojë në rezultatin e votimit që autoritetet federale do të hetojnë në lidhje me email-et e djalit të Biden, Hunter, përmbatja e të cilëve u zbulua nga Neë York Post.

Hetuesit do të shqyrtojnë nëse letrat, dërguar gazetës nga avokati i Trump, Rudolph Giuliani, janë të lidhura me një operacion të shërbimeve të huaja të inteligjencës./Re.D/Fjala.al