Basketboll, skuadrat shqiptare nuk i tremb “Covid-19”, me merkato amerikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teuta konfirmon 3 lojtarë nga përtej Atlantikut, Vllaznia ka 3, pret edhe të tjerë. Përkundër idesë se kriza e shkaktuar nga epidemia e virusit korona do të ndikonte në financat e skuadrave dhe, rrjedhimisht, do të ndikonte edhe në merkaton e tyre, realiteti po tregon të kundërtën.

Kështu, është skuadra e Teutës, e cila në fakt kishte rënë në njëfarë përgjumjeje, duke mbetur prapa dy rivaleve të sezonit të shkuar, Goga Basketit dhe Vllaznisë, e cila është zgjuar dhe përgjetë këtyre 10 ditëve të fundit ka bërë 3 përforcime cilësore me basketbollistë amerikanë.

Kështu, në ditët e para të tetorit mbërriti në skuadrën durrsake i riu Xhordan Strouberi. Ai luan në pozicionin 1, dhe ka përvojë në kolegjet amerikane, në Divizionin 1 të NCAA-së, ku ka milituar në radhët e ekipit Merser.

Kjo është përvoja e parë e tij profesioniste. Ndërkaq, pak ditë më parë, ka mbërritur përforcimi i radhës për Teutën dhe bëhet fjalë për një rikthimin, pasi Bilal Riçardsoni ka luajtur për durrsakët edhe sezonin e shkuar. Ai luan ne pozicionet 4-5 dhe pritet të japë ndihmesën e tij për ekipin durrsak bregdetar në sezonin e ri.

Ndërkaq, të enjten në mbrëmje ka ardhur edhe përforcimi i 3-të i huaj për ekipin durrsak, teksa rikthehet pas një sezoni shumë të mirë të shkuar edhe amerikani tjetër, Mitçëll Pelizier. Ndërkaq, në ditët e para të tetorit kanë mbërritur në Shkodër edhe dy lojtarët amerikanë, Kuinsi Harding dhe Riki Medison.

Dy lojtarët vijnë nga përvoja të mëparshëm në Evrope përkatësisht nga Superliga rumune dhe ajo gjeorgjiane. Pas përforcimit me lojtarët e ekipit kombëtarë, Daniel Lekndreaj dhe Julian Hamati lojtarët e sapo mbërritur konsiderohen tepër të rëndësishëm për arritjen e objektivit për këtë sezon për Vllazninë, e cila sidoqoftë nuk është ndalur me kaq.

Lexo edhe :  Programi për kujdesin e shikimit, ministrja Koçiu: Ja sa fëmijë kryen kontrolle

Kuqeblutë kanë zyrtarizuar të premten mbërritjen e Deni Lo’hornit, amerikanit që luan në rolin e organizatorit. Ai vjen pas përvojave në kampionatin e Republikës Çeke, atij ukrainas dhe së fundmi atij të Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë, skuadra shkodrane, e drejtuar nga presidenti i dyfishtë, edhe i basketbollit, edhe i futbollit, Alban Xhaferi, pret edhe të paktën dy përforcime të tjera amerikane, 24-vjeçarin Kevin Obervajzer, që luan në pozicionin 2, por edhe një lojtar tjetër që luan në pozicionet 4-5, por që ende nuk është zyrtarizuar.

Natyrisht, një faktor shtysë në këtë merkato të ethshme të Goga Basket, Teutës dhe Vllaznisë, përveç synimit të trofeve në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit, është edhe pjesëmarrja në Ligën Unike me Kosovën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Nagelsmann: “Nuk më kërkoi vetëm Bayerni, ja arsyeja e rinovimit me Gjermaninë”

Julian Nagelsmann rinovoi pak ditë më parë. 36-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e kombëtares gjermane deri në Botërorin...

Burimet ujore në Shqipëri/ Balluku: Në fokus trajtimi i ujërave të ndotura në bregdet

Shqipëria është e angazhuar në mbrojtjen e burimeve ujore. Zëvendëskryministrja Belinda Balluku mbajti fjalën në forumin e menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore në...

Mori parfumin në aeroport dhe iku pa paguar, kush është deputeti “skifter”

Një hetim prokurorial Prokuroria italiane ka nisur hetimet për deputetin italian dhe ish-ministrin e Drejtësisë, Piero Fassino, i cili dyshohet se tentoi të vidhte...

‘Çmenden’ ndjekësit, ja kush është banorja e BBV që kryeson këtë javë në ‘Instagram’

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....

Qatip Osmani reagon pas shkarkimit: “Vendim i papritur, largohem me kokën lart

Trajneri Qatip Osmani, i cili u largua nga drejtimi i Vllaznisë mbrëmjen e së enjtes, ka reaguar përmes një deklarate të shpërndarë për mediat,...

Lajme të tjera

Web TV