Atentati ndaj biznesmenit në Himarë/ Policia jep detaje: Autori zbriti nga një furgon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot në mëngjes Himarën, ku u ekzekutua biznesmeni Niko Goro.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.55 minuta  në vendin e quajtur rreth-rrotullimi që të çon në lagjen Spille.

Burime policore bëjnë me dije se e plagosur ka mbetur dhe një femër, 57-vjeç, me inicialet E.Q., e cila ka marrë një plumb në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, është djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro dhe është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit.

Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij. Dyshohet se autorë të kenë qenë 4 persona, të cilët ishin duke lëvizur me një furgon, kur njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me breshëri kallashnikovi.

Nisur nga skema se si është ekzekutuar 51-vjeçari mendohet të kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar ku shënjestra ka qenë pikërisht ai.

Zona është e pajisur me kamera sigurie, çka mund të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, si edhe identifikimin e autorëve.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet ende nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit.

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor  Himarë –  Borsh e Himarë – Vlorë. Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV