Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake 19-vjeçari pranon krimin: Kishim konflikt pronësie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas dorëzimit në Policinë e Shkodrës, 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj ka dhënë variantin e tij për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe. Ai ka deklaruar se e sulmoi zyrtarin për një konflikt pronësie që kishte dëgjuar nga i ati, por gjithçka e ka bërë në gjendje të dehur.

Elvis Myrta

Ilirjan Hasanaj, i riu që u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës mbrëmjen e së enjtes, ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar në drejtim të shefit të Policisë Bashkiake në Malësi të Madhe. Përpara oficerëve të policisë së qytetit verior dhe në praninë e avokatit, i riu ka thënë se ka qëlluar në drejtim të Mentor Hasanajt në mënyrë të pavetëdijshme, pasi ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Për sa i përket motivit që e shtyu të kryente aktin e rëndë ai ka thënë se me të plagosurin familja e tij ka pasur një konflikt të vjetër pronësie. Më tej në dëshminë e 19-vjeçarit, thuhet se ai e nuk e ka planifikuar atentatin dhe nuk e ka kryer atë me paramendim. “Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj, por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë.

Thjesht e kam parë duke kaluar në rrugë dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam pasur me vete, sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marrë atë ditë. I jam vënë mbrapa dhe e kam qëlluar, por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjesht e kam parë rastësisht, teksa kalonte me makinë dhe e kam ndjekur në atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën.

Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment, duke qenë edhe i alkoolizuar, e kam ndjekur dhe e kam qëlluar, por nuk kam pasur një plan të përgatitur. Duke qenë drejtor më erdhi në mendje se mund të na pengonte te prona, por çdo gjë ka qenë në atë moment”, ka thënë përballë oficerit të policisë i riu. Në dëshmi ai ka sqaruar edhe rolin 23-vjeçarit Verzan Bajrakurtaj, për të cilin tha se nuk ka pasur lidhje me ngjarjen dhe as dijeni për plagosjen.

“Ndërsa kushëriri im nuk ka pasur asnjë ide se çfarë kam bërë unë, por thjesht e kam thirrur duke i thënë që të me merrte, sepse kisha nevojë, por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qenë aspak në dijeni të plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për çfarë kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorëzuar në polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frikë, por tani e kam kuptuar dhe jam shumë i penduar ndaj kam ardhur që ta pranoj çfarë kam bërë”, ka thënë ai. Autori i plagosjes së shefit të policisë në Malësinë e Madhe, pas ngjarjes është fshehur në Velipojë.

Lexo edhe :  Meta zyrtarisht nën akuzë nga SPAK/ Ja sa vite burg rrezikon të dënohet

Ai u dorëzua mbrëmjen e së enjtes në komisariat, pasi u bind nga babai i tij. Ka qenë vetë Arben Hashanaj, ai i cili e ka dorëzuar djalin e tij në komisariat. Ai është shoqëruar edhe nga babai i 23-vjeçarit Vezan Bajrakurtajt, i arrestuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Mentor Hasanaj që mbeti i plagosur mesditën e së dielës, ka qenë i përfshirë në një konflikt pronësie 12 vite më parë, më konkretisht në vitin 2008. Ky konflikt ka ndodhur në fshatin Grufushë të Malësisë së Madhe, por nuk ka qenë e përfshirë familja e Ilirjan Hasanajt.

Ndërkohë kujtojmë se dy ditë më parë babai i autorit në një dalje publike tha se nuk ka asnjë konflikt me shefin e Policisë Bashkiake Mentor Hasanaj. Ndërkohë, të njëjtin pretendim ka pasur edhe i plagosuri. Gjatë marrjes në pyetje, përpara grupit hetimor shefi i policisë ka thënë se nuk ka asnjë konflikt me askënd, dhe nuk e di arsyen se pse ai është sulmuar.

Atentati

Një ngjarje e rëndë kriminale tronditi kryeqendrën e Veriut, mesditën e së dielës së 11 tetorit. Mentor Hasanaj, i cili mban detyrën e shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, u qëllua disa herë me armë zjarri nga 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj. 37-vjeçarit i është ngritur pritë në Dobraç të Shkodrës, pranë rrethrrotullimit të “5 heronjve”. Shefi i Policisë Bashkiake, në momentin kur është sulmuar nga persona ende të panjohur, ka qenë në automjet së bashku me babanë dhe bashkëshorten e tij.

Burime nga blutë e Shkodrës thanë për gazetën “Fjala” se ndaj familjes Hasanaj është qëlluar me breshëri kallashnikovi, ku objektiv ka qenë shefi i Policisë Bashkiake. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe babai i 37-vjeçarit por, fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mentor Hasanaj ka qenë duke udhëtuar me makinën e punës, ku sipas burimeve ai ka qenë në Shkodër, me familjen dhe kur i është bërë prita, ka qenë duke shkuar për në shtëpinë e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, në Dobraç, rreth 2 km larg qytetit verior.

Dy të plagosurit u dërguan menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Metor Hasanaj, i cili ishte edhe objektivi i këtij atentati, ka marrë ka marrë tre plumba, njërin prej të cilëve në kokë. Për këtë arsye ai u dërgua në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore. Fatmirësisht, ai e kaloi rrezikun për jetën, pavarësisht plagëve të rënda që mori. Ndërkohë i ati, 70-vjeçari Xhelal Hasanaj, sipas bluzave të bardha, mori vetëm një plumb, duke mos i rrezikuar jetën./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Treni “Rama”, dhe karroca “Berisha”

Nga ARTUR  AJAZI Sikur Edi Rama, ti kishte marrë seriozisht prej 2013 tëgjitha fjalët, fjalimet, akuzat, denoncimet, dheparalajmerimet e Berishës,...

Shqiptarët “të çmendur” pas makinave të luksit, mësoni sa prej tyre qarkullojnë në rrugë

Nga Ferrari te Rolls-Royce, bashkë me Lamborghini-t e Maserati-t ku nuk mungojnë as Bentlly-t e Cadillac-ët, shqiptarët, ata të pasur, kanë aktualisht në pronësi...

Rama: Trefishim të kapaciteteve laboratorike në ISHP sipas standardeve të BE-së

Korpusi i laboratorëve të referencës pranë Institutit të Shëndetit Publik është një hapësirë moderne prej 2900 m², e cila po ndërtohet me buxhetin e...

Çfarë kanë në tru njerëzit e pushtetshëm?

Vuajtja nga çrregullime psikike mund t’i bëjë liderët më të përshtatshëm për të qeverisur. Fjalë e psikiatrit Nassir Ghaemi, i cili “ul në divan”...

Gjykata Kushtetuese rrëzon PD për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD, e cila kërkoi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj, të cilin e akuzon se përmes bizneseve...

Lajme të tjera

Web TV