Ngjarje e rëndë në Himarë/ Vritet ndërtuesi, plagoset një grua

Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni Niko Goro. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Niko Goro njihet si ndërtues në këtë qytet. Ai ka dalë nga një supermarket, në pronësi të motrës së tij, kur u qëllua me armë zjarri.

Autori ka zbritur nga një furgon, ku ishin edhe tre persona të tjerë ka qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke e lënë të vdekur në vend biznesmenin.

Si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe një grua, ku mendohet se është motra e tij.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por mësohet se Goro ka pasur disa probleme me çështjen e pronave, megjithatë nuk dihet ende nëse ka qenë ky motivi i ekzekutimit.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al