Shifër rekord të infektuarish, Italia rikthen masat shtrënguese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtimi i rasteve të reja me Covid-19 në Itali, ka detyruar autoritet të shqyrtojnë rikthimin e masave shtrënguese.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza është takuar me autoritetet lokale për të diskutuar hapat që mund të merren.

Speranza theksoi se ndjekja e leksioneve për nxënësit do të jetë një ndërthurje mes prezencës fizike në shkolla dhe mësimit online.

Kompanitë private duhet të sigurohen që punëtorët  të vazhdojnë punën në distancë nga shtëpia.

Megjithatë, Italia nuk do të rikthejë kufizimet në bare apo restorante, si dhe nuk do të ketë forca policore që të kontrollojnë jetën e natës.

Masat e reja priten të miratohen nga qeveria deri të hënën.

Italia ishte vendi i parë europian që u godit nga Covid-19.

Situata u vendos nën kontroll gjatë muajve të verës dhe vendi po rimerrte veten.

Megjithatë gjatë javëve të fundit rastet pozitive me koronavirus janë shtuar ndjeshëm, duke regjistruar ditën e premte 10,000 raste të reja brenda 24 orëve të fundit, ndërsa u regjistrua shifra më e lartë që nga shpërthimi i pandemisë.

Kujtojmë se Italia ka shënuar një numër shumë të lartë vdekjesh në Europë, duke u pozicionuar pas Britanisë, me mbi 36.000 viktima që prej shpërthimit të pandemisë në muajin shkurt./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Ndërhynë në zgjedhjet e Venezuelës/ Presidenti Maduro vë gishtin mbi mafian shqiptare

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, i cili u betua për një mandat të tretë pas rizgjedhjes së tij të...

167 mijë dollarë në Facebook, kush investoi më shumë për fushatën e 11 majit?

E ndërsa fushata elektorale tashmë ka përfunduar, kurioziteti për vlerat monetare të derdhura nga partitë politike për marketing online, arrijnë shifra të larta. Në...

U vra teksa ishte LIVE në TikTok/ E vërteta e influenceres që tronditi audiencën

Vrasja brutale e influencueses meksikane, Valeria Márquez, gjatë një transmetimi live në TikTok më 13 maj në sallonin e saj të bukurisë në Zapopan,...

Interi kërkon yllin e Barcelonës, a do të tundohen katalanasit nga oferta?

Interi po ndjek me shumë vëmendje mesfushorin e Barcelonës, Fermin Lopez. Klubi italian e sheh spanjollin si zëvendësues të Henrikh Mkhitaryan, i cili është drejt...

Qytetarët vrapojnë të tmerruar/ Pamjet e momentit të vrasjes së 29-vjeçarit në Durrës

Është publikuar videoja e momentit të të shtënave në Durrës pak minuta pas mësnatës, ku mbeti i vrarë, 29-vjeçari, Ermir Dedja. Në momentin e atentatit...

Lajme të tjera

Web TV