Zgjedhjet në Zelandën e Re/ E majta shënon fitore historike: 40-vjeçarja Ardern konfirmohet kryeministre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E majta ka fituar zgjedhjet politike në Zelandën e Re dhe 40-vjeçarja, Jacinda Ardern është konfirmuar kryeministre e vendit.

Referuar rezultateve të pjeshme, Partia e Punës mblodhi rreth 50.6% të votave, një përqindje kjo që do t’i jepte të majtës 66 vende nga 120 që ka Parlamenti.

Nëse ky rezultat konfirmohet, laburistët mund të kenë shumicën në qeveri, pa pasur nevojën e një koalicioni qeverisësh me të gjelbërit.

Asnjëherë, një parti, nuk kishte arritur një shumicë absolute që nga viti 1996, atëherë kur sistemi proporcional u miratua në Zelandën e Re.

Në kohën kur një fitore historike po afron për të majtën, partitë e qendrës së djathtë po përballen me rezultatin më të keq të njëzet viteve të fundit: 25.7% të votave.
Msohet se kreu i Partisë Kombëtare, Judith Collins ka pranuar humbjen.

Falenderoj të gjithë ata persona që kanë punuar kaq shumë për të shpërndarë mesazhin tonë. Por mbi të gjitha falenderoj të gjithë ata njerëz që na besuan dhe na dhanë votën e tyre, për të udhëhequr përsëri Zelandën e Re“, u shpreh Jacinda Ardern.

E lindur në Hamilton me 26 korrik të 1980-ës, Ardern ka udhëhequr Partinë e Punës që nga data 1 gusht e vitit 2017. Pesëdhjetë ditë më vonë, ajo e çoi të majtën drejt fitores në zgjedhje, duke u renditur e 37-ta në botë, si një grua e re që drejton një qeveri.

Kryeministrja gëzon një popullaritet të madh në Zelandën e Re. Në janar të vitit 2018 ajo njoftoi se ishte shtatzënë, mbajti postin e kryeministrit dhe në qershor të atij viti lindi në një spital publik.

Në vitin 2019, Ardern komentoi sulmin terrorist në një Xhami në Christchurch, duke deklaruar se përgjigja ndaj urrejtjes është dashuria për njerëzimin. Ndërsa, në vitin 2020, ajoi demonstroi aftësi të mëdha në menaxhimin e urgjencës Covid-19.

Lexo edhe :  Ja si 20 milionë vjet më parë një urë tokësore bashkoi Afrikën dhe Azinë (VIDEO)

Sapo ajo të rizgjidhet, Jacinda Ardern do të qëndrojë në krye të vendit deri në vitin 2023.

Ne kemi një mandat për të përshpejtuar dhe rifilluar reformat sociale e mjedisore dhe ne do ta fillojmë punën që nga dita e nesërme“, tha ajo.

Duhet të theksohet se me 17 tetor votuesit e Zelandës së Re, gjithashtu votuan për dy referendume; një për legalizimin e eutanazisë dhe një për legalizimin e kanabist rekreativ, por rezultatet e këtyre dy referendumeve nuk do zbulohen deri me 30 tetor./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Pak ditë para diplomimit, masakrohet për vdekje me thikë studentja britanike në SHBA

Një studente britanike e infermierisë që studionte në SHBA është gjetur e masakruar për vdekje me thikë në një...

I morën jetën për një dashuri: E vërteta e vrasjes së 22-vjeçarit Stiven Toshkëzi

Në 22-vjetorin e munguar të Stivit... Dhimbja që s’e përshkruajnë dot fjalët Nga Entela Kaloti “ Stivi nuk është larguar, është këtu. Nuk ka ikur asnjë...

Datat më të rëndësishme të muajit MAJ, cilat shenja të zodiakut përfitojnë më shumë?

Maj 2025 vjen si një moment kyç astrologjik, ku forcat kozmike bashkohen për të sjellë transformim dhe rigjallërim. Pranvera është në kulmin e saj,...

Shqiptari kapet pas 13 vitesh në Angli! Sherri për prostitutat e përfshiu në vrasje

Policia e Merseyside Police në Angli ka arrestuar një shqiptarë të kërkuar për vrasjen në bashkëpunim të Klaudjo Alushit. Top Channel ka parë dokumentet e...

Turisti vrau me thikë gruan, ngjarjen e zbuloi pronari i banesës:Debatuan gjatë gjithë…

Policia e Shkodrës ka arrestuar 58-vjeçarin amerikan, Brendon Saporito që mëngjesin e së premtes vrau me thikë bashkëshorten e tij në një banesë të...

Lajme të tjera

Web TV