Ajo feston ditëlindjen/ Ermal Meta na prezanton të dashurën e re (FOTO)

Ermal Meta, këngëtari me origjinë shqiptare, i ka uruar ditëlindjen të dashurës së tij me anë të një postimi në Instagram.

Pas ndarjes nga Silvia Notargiacomo pas 9 vitesh, fituesi i Sanremos zgjodhi që të ishte më i rezervuar me jetën e tij private. Ndërsa me bukuroshen Chiara Sturda, gjatë pandemisë së koronavirusit e zyrtarizoi lidhjen.

Ndërsa për ditëlindje Ermali postoi një foto në Instagram më një mbishkrim të thjeshtë dhe të shkurtër por me shumë ndjenjë brenda tij.

“Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Ajo ditë duhet të ketë qenë me shumë diell”, ka shkruajtur Ermali.

Ndërsa Chiara nuk mund të gjente një mënyrë për ta falenderuar se të shkruante: Rroftë dashuria. Ka.Li/fjala.al

https://www.instagram.com/p/CGZ0-_XjxnG/?utm_source=ig_embed