Basha publikon videon, u kujton shqiptarëve planin me 5 pika

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar ditën e sotme një video në facebook. Në video shihet Met Sejdini, pronar i një bar-restoranti në Tiranë, i cili thotë se në vitin 2018 xhiroja e biznesit që kishte kapur shifrën e 33 milionë lekëve të vjetra, me vendim qeverie e kaluan në biznes me TVSH.

Nëpërmjet kësaj videoje, Lulzim Basha u kujton shqiptarëve edhe njëherë planin me 5 pika propozuar nga PD.

Shqiptarët po përjetojnë krizë të thellë ekonomike dhe papunësie. Plani ynë shmang katastrofën për biznesin dhe mban njerëzit në punë. Koha nuk pret!”, ka shkruar Basha në facebook.