Autoritetet policore kanë zbuluar një fermë ku kultivohej kannabis sativa në Darëen të Britanisë.
Sipas njofitmit, në pranga u vu një shqiptar, ndërsa u sekuestrua një sasi droge me vlerë 90 mijë paund.
Policia bastisi të premten pasdite një pronë duke zbuluar më shumë se 300 bimë kanabis.
Një efektiv i policisë tha: Morëm informacion nga komuniteti dhe shkuam. Pas mbërritjes disa persona u larguan, por njëri prej tyre u arrestua pasi u hodh nga dritarja e katit të parë.
Teksa policia falënderoi banorët për informacionin, tha: “Ky është krim i organizuar. Ky furnizim i paligjshëm i drogës shpesh çon ne kriminalitet, dhunë dhe dëmtim të shëndetit në të gjithë komunitetit.
Shqiptari i arrestuar do të dalë të hënën para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Ka.Li/fjala.al