Infektohet mjeku/ Mbyllet Radiologjia në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mjek i infektuar me Covid-19 ka bërë që Radiologjia në spitalin e Beratit të mbyllet.

Ai kishte shfaqur prej disa ditësh shenja të infektimit dhe ishte në pritje të përgjigjes së tamponit që ka rezultuar sot “pozitiv”.

Mësohet se mjeku radiolog është karantinuar në banesë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Burime nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Berat konfirmojnë se, janë kryer tamponët e familjarëve të mjekut dhe personelit të Repartit, ndërkohë që po kryhet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të tij të kontaktit. Të njëjtat burime konfirmojnë se, pas dezinfektimit është bërë mbyllja e Repartit të Radiologjisë dhe është karantinuar i gjithë personeli shëndetësor i këtij reparti.

Mjeku radiolog ishte mes rasteve “pozitive” të deklaruara zyrtarisht pasditen e sotme nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që sipas kolegëve të tij ai kishte 5 ditë i sëmurë dhe me shenja dalluese të infektimit nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 3 viktima dhe 281 raste të reja me Covid-19 sa i përket 24 orëve të fundit.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV