Niset me helikopter drejt Tiranës shoferi 37-vjeçar që ra me makinë në kanionin e Osumit

Shoferi që ra me makinë në kanionin e lumit Osum është nisur me helikopter drejt Tiranës.

37-vjeçari Alban Hasanllari u rrëzua pranë urës së Blëzeckës pranë fshatit Prishkë në Skrapar, duke rënë në ujërat e lumit Osum.

Ai u nxor me shenja jete pas rreth 100 minutash përpjekje intensive nga ekipet e shpëtimit dhe u transportuar drejt spitalit të Beratit.

Por për shkak të plagëve të shumta, është vendosur që të dërgohet me helikopter për kurim të specializuar në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë. Ka.Li/fjala.al