Francë/ Policia zgjeron operacionet hetimore për vrasjen e mësuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet franceze raportojnë  se kanë nisur operacione të reja, në lidhje me vrasjen e një mësuesi francez nga një islamist i dyshuar.

Sulmuesi, çeçen i lindur në Rusi, ka jetuar në qytetin Evrë, në veriperëndim të Parisit.

Mësuesit të historisë, Samuel Paty, iu pre koka më 16 tetor, jashtë shkollës së tij në periferi të Parisit verior, nga një 18-vjeçar, i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Ai nuk ka qenë i njohur më herët për shërbimet e inteligjencës.

Vrasja shkaktoi zemërim në Francë dhe u dënua fuqishëm nga presidenti Emmanuel Macron dhe partitë politike.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha të hënën se rreth 80 hetime janë në zhvillim e sipër për gjuhën e urrejtjes në internet.

Darmanin tha se autoritetet po ashtu janë duke shqyrtuar nëse grupe të caktuara nga komuniteti mysliman në Francë duhet të shpërbëhen, pas akuzave se ato promovojnë dhunë dhe urrejtje.

Në fillim të këtij muaji, Paty u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed, në një orë për lirinë e shprehjes, duke zemëruar një numër të prindërve myslimanë.

Darmanin gjithashtu tha se babai i një nxënëseje nga shkolla e Patyt dhe një militant i njohur islamik kanë nxitur vrasjen e Patyt.

Myslimanët besojnë se çdo përshkrim i Profetit është blasfemi. Ru. Do/ Fjala.al

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV