Gjendet i vetëvarur një 34-vjeçar në Dajt

Një 34-vjeç i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë në zonën e Dajtit. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, tek Teleferiku, në afërsi të Antenave, në Dajt.

Policia njofton se shtetasi O.Gj është gjetur i vetëvarur në një pemë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në Shqipëri nuk janë të pakta rastet e vetëvrasjes. Kushtet e rënda ekonomike dhe gjendja e rënduar psikologjike janë dy faktorët kryesorë që çojnë shqiptarët drejt vetëvrasjes.

La.mi/Fjala.al