Gjermania në luftë me Covid, investon 500 mln euro në sistemet e ventilimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania do të investojë 500 milionë euro për përmirësimin e sistemeve të ventilimit në ndërtesat publike për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Ky fond do të shkojë për invesitim duke përmirësuar sistemin e qarkullimit të ajrit në zyrat publike, muzeume, teatro, universitete dhe shkolla.

Sipas studimeve virusi përhapet në grimca të vogla dhe mund të qëndrojë në ajër deri në 8 minuta.

Ky financim do të jetë edhe për sensorët e CO2 të cilët tregojnë kur ajri në një dhomë është jo i përshtatshëm.
Sipas njoftimit të qeverisë gjermane shpërndarja e granteve do të fillojë nga dita e nesërme.

Për shkollat të cilat nuk i posedojnë sistemet e ventilimit do të marrin pastrues të levizshëm , të cilët pastrojnë ajërin e një dhomë në mënyrë shumë efektive brenda disa minutave.

Këto masa të qeverisë gjermane, vijnë pas rritjes së ndjeshme të të infekturve me koronavirus në javët e fundit.

Vetëm ditën e djeshme në Gjermani janë regjistruar 1.510 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 226.914. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Gjeti ish-gruan me bashkëjetuesin në shtëpi, u përleshën me grushte! Policia e arreston

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili akuzohet se në bashkëpunim me kushëririn e tij, ka dhunuar...

Rikthehet LaCivita, sulmon Ramën në Fox News: Autokrat i Europës, armiku i Trumpizmit!

Ish-strategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, përmes një postimi në platformën ‘X’, ka shënjestruar kryeministrin e...

“Shqipëria të hyjë në BE”, Tajani: Qëllimi, të bëjmë gjithçka për të ribashkuar Evropën

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian, para vitit 2030. Antonio Tajani...

Serbia bëhet gati për luftë, Vuçiç: Ushtria po bëhet më e fortë se kurrë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi ndryshime të mëdha në ushtrinë serbe, teksa parashikoi përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe shprehu shqetësimin për...

Papa paralajmëron politikanët për sfidat që sjell zhvillimi i Inteligjencës Artificiale

Papa Leoni i XVI paralajmëroi politikanët këtë të shtunë, më 21 qershor, mbi sfidat që sjell përparimi i Inteligjencës Artificiale, duke theksuar ndikimin e mundshëm...

Lajme të tjera

Web TV