Koronavirusi: Mënyra se si ekonomia botërore bie dhe Kina bën para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pothuajse pas tetë muajsh pandemi, dëmi i shkaktuar llogaritet të ketë shkuar në mbi një milion viktima dhe një krizë globale ekonomike.

Në muajin gusht, Forumi Ekonomik Botëror, vlerësoi që humbjet e shkaktuara kapin shifrën  8 deri në 15 trilion dollarë, por që shifra do të shkojë tek 17.3 deri në fund të vitit, referuar Universitetit Kombëtar Australian.

Një shifër kjo e destinuar të rritet vazhdimisht të paktën deri sa të krijohet një vaksinë anti-Covid. Rritja e defiçiteve buxhetore në vendet e përparuara është rreth 20% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), me një rritje po aq të konsiderueshme në borxhin e marrë nga qeveritë. Ndërkohë, në 37 vendet e OECD-së, papunësia shkoi nga 5.3% në 9.7% në 2019. Në tremujorin e dytë, tregtia globale ra me 18.5%.

Kina po rimerr veten me eksportin e materialeve sanitare

Në Kinë, gjërat janë më mirë: në fund të vitit, PBB-ja do të regjistrojë një rritje prej 1.9%. Një vit e gjysmë më parë, një studim i Institutit Brookings, vlerësoi se PBB-ja është 12% më e ulët se ajo çfarë del nga statistikat zyrtare dhe gjetja e të dhënave të tjera më të besueshme është pothuajse e pamundur. Mësohet se eksportet u rritën me 10.4%, veçanërisht materialet sanitare dhe pajisjet elektro-mjekësore, për të cilat sot bota ka më shumë nevojë se kurrë.

Me rënien e udhëtimeve turistike, konsumi i brendshëm është rritur. Kinezët tashmë blejnë në vendin e tyre atë që kanë blerë më parë në Japoni dhe Europë, veçanërisht materialet e luksit.

Grupi Kering (Gucci dhe YSL) përbën 40% në tremujorin e dytë të vitit 2020. Banka Popullore e Kinës lëshoi rezervat që bankat duhet të mbajnë dhe injektoi 212 miliardë dollarë në ekonomi. Papunësia është 5.6%, por vendi ka 8.7 milionë studentë të sapodiplomuar që kanë nevojë për një vend pune.

Një vend më i izoluar

Sigurisht, vendi është më i izoluar dhe konsiderohet më pak i besueshëm. Bota po rishikon marrëdhëniet ekonomike dhe politike me një nga vendet që mban përgjegjësinë më të madhe në krizën globale të virueseve dhe që mbi të gjitha vazhdon ta mohojë atë. Duke filluar nga Presidenti Xi dhe të gjitha strukturat e shtetit, si brenda dhe jashtë vendit, kanë argumentuar për muaj me radhë se si menaxhimi i shpërthimit të epidemisë në Vuhan ishte i jashtëzakonshëm dhe i suksesshëm, duke demonstruar njëfarësoj edhe epërsinë e modelit të centralizuar dhe autoritar kinez mbi atë të demokracive perëndimore që edhe sot vazhdojnë të luftojnë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Ndërsa, Kina është praktikisht pa infeksion (të paktën zyrtarisht), sigurisht që indiferenca ndaj rrezikut nga vendet si Brazili, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera Europiane duhet të kritikohet, por nuk ka dyshim që një imponim i dhunshëm dhe drastik i masave bllokuese, i realizuar në terma të ngjashëm vetëm në një vend me regjim diktatorial, nuk mund të realizohej në vendet perendimore, ku është e pamundur të kontrollosh çdo lloj sjellje njerëzore.

Megjithatë, pas kësaj historie, Pekini fsheh të paktën dy realitete.

Mohimi i përgjegjësisë

E para, është mungesa e transparencës për përhapjen e virusit në javët e para të pandemisë në Vuhan dhe mohimi i seriozitetit të situatës, çka u vu re edhe tek mos marrja në konsideratë e paralajmërimeve të bëra publike nga Dr. Li Wenliang; i cili u ndalua, censurua, u përjashtua dhe që më vonë vdiq për shkak të infektimit me virus. E dyta, ka të bëjë me “tregjet e lagështa” ku shiten kafshë dhe shumë lloje të ndryshme gjallesash.

Këto tregje, të pranishme në qytete të mëdha kineze, por që janë shumuar në mënyrë dramatike në dy dekadat e fundit dhe që janë tashmë vendet kryesore si të dyshuara për përhapjen e Sars-it të parë të vitit 2002, duhet të ishin mbyllur. Në realitet, autoritetet nuk kanë ndërhyrë kurrë seriozisht.

Pra, a mundet që një krizë e tillë të kufizohet gjeografikisht vetëm në rajonin e Vuhanit, nëse autoritetet kineze nuk do të ishin pozicionuar vetëm në një rol mohues? Ndoshta edhe po, por deri më tani Pekini ka refuzuar, madje edhe duke kërcënuar dhe as nuk është angazhuar të hapë dyert për të zhvilluar një hetim të pavarur ndërkombëtar për origjinën e pandemisë, të kërkuar nga 194 vende.

Përgjegjësitë që Pekini vazhdon të mohojë me arrogancë kanë pasur një efekt ekonomik dhe politik.

Kompanitë ndërkombëtare: degët e bizneseve transferohen diku tjetër

Shumë kompani të mëdha, të cilat e kishin vendosur Kinën në qendër të zinxhirit të tyre të furnizimit me mallra, po ndjehen të kërcënuara, nga fakti se tani s’mund të mbështeten plotësisht në tregun kinez dhe po mendojnë të lëvizin një pjesë të prodhimit të tyre diku tjetër.

Lexo edhe :  “Mosbindja civile”/ Noka zbardh detajet: Ja çfarë do të ndodhë më 23 dhjetor në Tiranë

Foxconn, një kompani ndërkombëtare tajvaneze, e cila prodhon aparate celularë për Apple në Kinë, po shqyrton mundësinë e transferimit të disa prodhimeve në Amerikën e Veriut. Apple, Samsung, Hasbro, Nintendo, GoPro, La-Z-Boy kanë lëvizur tashmë disa degë të kompanive, kryesisht në Vietnam, Tajvan dhe Meksikë.

Nga ana tjetër, tregu kinez është shumë i madh për t’u anashkaluar, pasi Tesla, BMW dhe Honeywell kanë njoftuar hapjen e impianteve të reja në Kinë.

Ajo që vlen të nënvizohet është “efekti politik” dhe si pasojë e kësaj, sot Pekini ka mbetur pa “miq”, veçanërisht në Azi. Kina ka disa “klientë” të cilët i mban të lidhur pas vetes për shkak të grandeve dhe kredive që ka dhënë nga Rruga e Re e Mëndafshit, vende të tilla si Pakistani, Birmania dhe Kamboxhia. Ka një marrëdhënie të fortë me Rusinë. Por sa më shumë një vend është afër gjigantit aziatik, aq më shumë largohet ai nga qëndrimet politike. Reagimi i Xi është përkeqësimi i demokracisë së brendshme dhe rritja e agresionit të jashtëm, veçanërisht rritja e tensioneve në kufi me Indinë, militarizimin e intensifikuar të detit në Kinën Jugore, “paralajmërimet” për Tajvanin dhe përdorimin e diplomacisë në mënyrë krejt të paskrupullt.

Rruga e Mëndafshit ngadalësohet

Situata është vërtetë shqetësuese për Xi Jinping, pasi qeveritë e vendeve të tjera hezitojnë të lidhen me Pekinin përmes projekteve dhe kredive.

Referuar analizave të Refinitiv nga 2.951 projekte të infrastrukturës rrugore deri më tani 666 kanë përfunduar, 2.207 janë në ndërtim e sipër, 43 janë pezulluar, 29 janë shtyrë dhe 6 janë anuluar.

Investimet e huaja kineze, të cilat u rritën pas zgjedhjes së Xi në 2013 në krye të shtetit dhe Partisë Komuniste nga 255 miliardë dollarë në 2017, filluan të bien dhe në tetor të 2020 arritën në 28 miliardë. Italia është në një marrëdhënie dhe është e gatshme të shesë një pjesë të konsiderueshme të portit të Tarantos grupeve kineze Weichai dhe Cosco.

Rruga e Re e Mëndafshit, projekti kryesor i Xi, përmes të cilit Pekini synon të ndërtojë një rrjet të infrastrukturës tokësore dhe detare që do të bashkojë të gjithë Euroazinë me Kinën në qendër, rrezikon të shkatërrohet. Sjellja e Pekinit në përhapjen e pandemisë, frikëson vendet që do të kishin nevojë për ndihmën kineze.

Kërkesa për dëmshpërblim

Shumë qeveri (jo vetëm Trump) kanë ngritur skenarin e dëmshpërblimit, por çështja është vështirësuar pasi nuk ka institucione ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë që mund të përballen në gjykata për çështjen e pandemisë. Nuk ka një Gjykatë Drejtësie si ajo e Hagës, nuk ka asnjë organ gjyqësor siç është OBT për mosmarrëveshjet tregtare. Për më tepër, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ku dhe Pekini ka të drejtën e vetos, nuk do të lëshojë asnjë ndalim kundër Kinës. Megjithatë, Pekini ka një histori të mospranimit të vendimeve të lëshuara nga gjykatat ndërkombëtare për mosmarrëveshjet mes shteteve; si ajo e vitit 2016 nga Gjykata e Hagës, e cila lëshoi një vendim në favor të Filipineve për një mosmarrëveshje për ujërat territoriale, por që Kina e injoroi atë në heshtje.

Prandaj, çështje që mund të hapen nga gjykatat kombëtare, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të kenë më shumë rëndësi politike se sa penale.

Pikë pa kthim

Çështja e përgjegjësisë për katastrofat shëndetësore dhe zbatimi i rregullave kundër ndryshimeve klimaterike, imponojnë një objektiv urgjent për krijimin e një institucioni që do gjykojë praktikat ndërkombëtare, të paktën për të detyruar vendet të veprojnë me përgjegjësi për shkak të sfidave të së ardhmes që do krijohen në të gjithë planetin.

Ndërkohë, çmimi që Kina do të paguajë për krizën Covid-19, do të jetë politik dhe ekonomik, nëse kompanitë ndërkombëtare zvogëlojnë aktivitetin e tyre ekonomik atje. Këto janë kostot nga të cilat Xi Jinping ka më shumë frikë. Nuk është vetëm Uashingtoni që distancohet nga Pekini, madje për kujtesë samiti mes Xi dhe udhëheqësve të BE-së disa javë më parë dhe që supozohej fillimisht se ishte vula e një marrëdhënieje të thellë, i pa europianët gjithnjë e më të bindur në konsiderimin e Kinës si një “rival strategjik” me interesa, objektiva dhe metoda që ndryshojnë nga ato të BE-së.

Pandemia ka shënuar një pikë pa kthim. Europa, Shtetet e Bashkuara dhe pjesa tjetër e botës po përballen me nevojën për të vendosur një pozicionim serioz të marrëdhënieve me Kinën. Diçka shumë e vështirë, por e pashmangshme./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV