Ministri i Jashtëm grek zbarkon nesër në Tiranë, media greke zbardhin arsyen e vizitës

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të takohet me homologun e tij në Shqipëri ditën e nesërme, në kontekstin e diskutimeve që kanë filluar tashmë, për zonën ekonomike ekskluzive në detin Jon.

Mediat greke shkruajnë se në qendër të diskutimeve do të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë.

Çështja është pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese shqiptare.

Nikos Dendias vizitoi Kosovën javën e kaluar dhe, ndër të tjera, u përpoq të hetojë me udhëheqjen e kosovarëve shqiptarë nëse çështja Zonës Ekskluzive Ekonomike mund të vazhdojë normalisht me Shqipërinë, pa ndërhyrjen e Turqisë“, shkruajnë mediat greke.

la.mi/Fjala.al