Nuk merr nënshtetësinë gjermane kush nuk i jep dorën grave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhënia e dorës të tjerëve ka rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës në Gjermani, prandaj sipas gjyqtarëve kush nuk u jep dorën grave, nuk mund të marrë nënshtetësinë gjermane.

Ky është vendimi i Gjykatës Administrative të landit Baden-Württemberg në Mannheim. Fjala është për një libanez 40-vjeçar, i cili jeton në Gjermani që nga viti 2002, Ai ka studiuar mjekësi në Gjermani dhe punon ndërkohë si mjek specialisit në një klinikë.

Në vitin 2012 ai e dha provimin për marrjen e nënshtetësisë, por në vitin 2015 refuzoi t’i jepte dorën nëpunëses që donte t’i jepte certifikatën e nënshtetësisë.

Premtim bashkëshortes apo mendësi fundamentaliste

Ai pretendoi se i kishte premtuar së shoqes – një myslimaneje me nënshtetësi gjermane dhe origjinë siriane – që të mos i jepte kurrë dorën ndonjë gruaje tjetër, por zyra përkatëse ia refuzoi marrjen e nënshtetësisë.

Libanezi shkoi në gjyq dhe gjykata argumentoi se ai nuk pranon t’i japë dorën një gruaje “si rezultat i një konceptimi fundamentalist të kulturës dhe të vlerave” dhe nuk pranon që t’i përshtatet mënyrës së jetesës në Gjermani. Dhënia e dorës të tjerëve ka “rrënjë të thella dhe përbën bazën e bashkëjetesës” mes njerëzve në Gjermani, argumentoi trupi gjykues.

Mjeku libanez pretendoi se ndërkohë nuk i jepte më dorën askujt, sepse është pro barazisë së burrit dhe gruas, por gjykata e konsideroi këtë si një thënie thjesht për arsye taktike.

Pandemia nuk përbën argument

Gjykata argumentoi po ashtu se fakti që për momentin njerëzit nuk i japin më dorën njëri-tjetrit për shkak të pandemisë së koronës nuk mund të merret në konsideratë, sepse  “për shkak të traditës së gjatë historike që ka dhënia e dorës të tjerëve”, gjykatësit nuk mendojnë se dhënia e dorës si ritual do të mënjanohet përgjithmonë./DW/

Lexo edhe :  Shpërtheu tre herë pas nisjes/ Raketa Starship përfundon me sukses mision testues

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV