Përllogaritja për vitet e burgut/Shtyhet seanca gjyqësore për Zani Çaushin

Gjykata e Korçës ka shtyrë sot seancën për përllogaritjen e viteve të burgut të Zani Çaushit.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 29 tetor në orën 10:00, pasi sot  mungonte drejtori i Burgut të Drenovës.

Llogaritja e kohës së vuajtjes së dënimit është një problematikë jo vetëm për Zani Caushin por edhe për të dënuarit e tjerë.

Në muajin prill 2020 ndaj Myrteza Çaushit është marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Burgut Drenovë, për shkak të një revolte brenda në burg.
Çaushi ka kundërshtuar masën disiplinore për këtë revoltë duke rënduar situatën e tij.

Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm, si ish- kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997. Ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze. /Ra.My.Fjala.al/