Polonia kthen stadiumin kombëtar të Varshavës në spital Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stadiumi kombëtar i Varshavës do të transformohet në një spital të përkohshëm Covid-19 me qëllimin për të menaxhuar numrin e lartë të rasteve të reja.

Vendimi është marrë nga qeveria polake, e cila ka theksuar se stadiumi do të ketë vend për 500 pacientë dhe të do të jetë i pajisur me të gjitha aparaturat që do nevojiten në rastet e terapisë intensive.

Pacientët do të vendosen në sallat e konferencave dhe në disa stenda të posaçme.

Polonia ka shënuar një rritje eksponenciale të pacientëve me Covid-19, krahasuar me shifrat e ulëta që u regjistruan në pranverën e vitit të kaluar.

Megjithatë, vendi ka një mungesë të theksuar të profesionistëve mjekësor dhe mbetet ende e paqartë se si do të menaxhohet situata.

Autoritetet qeveritare kanë planifikuar shtrirjen e këtij plani edhe në rajone të tjera të Polonisë, nëse do të jetë e nevojshme.

Kujtojmë se 7 mijë e 482 raste të reja dhe 41 viktima u shënuan të hënën nga Covid-19.

Mësohet se disa qytete konsiderohen si zona të kuqe dhe për rrjedhojë mbajtja e maskës është e detyrueshme.

Shkollat e mesme dhe universitet vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa mësimi zhvillohet online.

Baret dhe restorantet duhet të mbyllen në orën 21:00, kurse ceremonitë martesore janë të ndaluara dhe numri i njerëzve në ambiente të mbyllura si dyqane, transport publik apo shërbime fetare është i kufizuar./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV